E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punët e dashurisë në Bashkimin Sovjetik

11-06-2012 / Nga Allen Tobias (Financial Times)

Në “Forcën  e Dashurisë” (Jeta dhe Arti, Maj 26), Simon Montefiore Sebag ritregon pohimin e historisë së Orlando Figes, përsa i përket një dashurie te pamposhtur midis një shkencëtari i ri në kampin e Gulagut dhe të dashurës se tij dhe forcën qe duhej për te mbijetuar  ne atë qe quhej  shoqëri civile ,në ato ditë te vështira  sovjetike: “Askush me pare  nuk  guxonte te hynte fshehurazi në një kamp  pune te detyrueshëm. Si thjesht  "mendim", ky akt përcaktohet si kompetencë e imagjinatës letrare dhe historike, kjo nuk mund të konsiderohet një deklaratë e vërtetë, sepse ekzistojnë shume përfaqësime  historike dhe ribashkime  te tilla te dashurive heroike, ne literaturën ruse. Ndonëse "kufijtë" e brendshme sovjetike ishin më pak poroze, kampi i Gulagut kishte nje sistem te përsosur te deportimit të brendshëm dhe punës së detyruar, themeluar nën Caret. Në “Ringjalljen” e vitit (1899), aristokrati i penduar i Tolstoit i bashkohet në mërgim një prostitute te dënuar, te  cilën  ai e kishte joshur dhe braktisur  kohë më parë. Vepra të tjera të asaj periudhe rindërtojnë ne mënyrë imagjinare, një tjetër lloj "kalimi", si për shembull Decembrist-et historik, për te cilët Tolstoi shkroi dhe për udhëheqësit rebel aristokratike, te cilët u çuan ne mërgim dhe me vone u ribashkuar me gratë e tyre te devotshme. Pra shprehja "gruaja e dhjetorit" për rusët u bë e njohur si gruaja përjetësisht e devotshme ose gruaja e shenjte... Lev dhe Svetlana nuk ishin krejtësisht vetëm në përvojën e hidhur nëntë-vjeçare të kohës se Stalinit, por ata kanë pasur një  frymëzim si  historike ashtu  edhe letrar. Lidhur me pretendimin e  z.Figes dhe ripohimit nga ana z. Montefiore, pretendimi: nuk vërtetohet.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›