E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC ofron internet falas per te gjithe abonentet e saj

Te gjithe abonentet AMC, me parapagese dhe me kontrate, duke filluar qe nga dita e sotme mund te lundrojne ne internet nga celulari i tyre. Ky sherbim u ofrohet te gjithe abonenteve ne te gjithe Shqiperine, pavaresisht nga programet tarifore ku bejne pjese, konfirmuan dje, burime nga kompania.

Abonentet mund ta aktivizojne internetin ne celular ne cdo kohe, pa qene nevoja per formalitete. Sherbimi i internetit mjafton te aktivizohet vetem nje here.

Procesi i aktivizimit te internetit eshte shume i thjeshte, madje nuk ka nevoje per asnje program shtese.

Abonentet mund te dergojne falas nje SMS me fjalen INTERNET ne numrin 1510 dhe konfigurimet e nevojshme do t'u vijne me SMS.

Pasi u vjen SMS me konfigurimet, abonentet duhet t'i ruajne, duke zgjedhur opsionin "Save", dhe keshtu vendoset lidhja me internetin.

Abonentet AMC mund ta aktivizojne internetin edhe duke hyre ne menyne AMC Easy e me pas te ndjekin udhezimet perkatese qe jepen aty.

Gjithashtu dyqanet AMC dhe Sherbimi i Abonentit AMC (139 / 144) jane te gatshem t'u ofrojne ndihme abonenteve.

Nuk eshte vetem shpejtesia dhe prakticiteti i ketij sherbimi, por abonentet AMC perfitojne falas 5 MB e para, te cilat mund t'i konsumojne sipas deshires.

Pervec internetit te ofruar rishtazi per abonentet me parapagese, kompania AMC vazhdoj te ofroje dhe sherbimin baze te internetit.

Abonentet me kontrate te AMC vazhdojne te kene mundesine e internetit pa kufi me tarifen mujore prej 2500 lekesh (pa TVSH), ku perfshihet 1 GB falas ne muaj.

Ky eshte sherbimi me i ri qe hedh ne treg AMC. Kompania AMC ofron gamen me te gjere te produkteve dhe sherbimeve per abonentet me parapagese dhe zgjidhje te plota biznesi per abonentet me kontrate.

AMC theksoi se ky eshte vetem nje prej sherbimeve te reja dhe interesante qe pritet te prezantohen se shpejti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›