Pervjetori i pavaresise u shenua pa incidente serioze
Pervjetori i pare i pavaresise se Kosoves u shenua pa incidente serioze. Institucionet kosovare vleresojne se kremtimet ishin te dinjitetshme. Ne gjithe Kosoven situata ishte e qete. Situate e qete mbreteroi edhe ne veri te Kosoves, megjithe faktin se atje ishin mbledhur dhjetera deputete te parlamentit te Serbise, te cilet miratuan nje deklarate me te cilen Kosova cilesohet si pjese e Serbise. Institucionet e Kosoves e quajten takimin ne Zvecan provokim i cili nuk do te ndikoje ne rrjedhat e atjeshme. Sipas tyre, Republika e Kosoves do te vazhdoje te jete faktor stabiliteti ne rajon dhe do t'u ofroje bashkepunim te gjitha vendeve te rajonit, pra edhe Serbise. Ndersa nga Beogradi vazhdojne reagimet negative ndaj pavaresise, me kerkese qe Serbia te mos heqe dore nga Kosova.