Kosova e pavarur perballet me realitete te reja
Rrugetimi i gjate i Kosoves per pavaresine perfundoi nje vit me pare, me fishekzjarre, me nje interpretim filarmonik te himnit kombetar, me festa per flamurin e ri dhe per Kushtetuten - dhe me ndjenjen e madhe te clirimit tek 95 per qind e popullates shqiptare nente vjet pasi NATO-ja i dha fund perfundimit te spastrimi etnik nga ana e serbeve.
Edhe ditelindja e pare e shtetit ishte nje kremte e madhe: rruget ishin mbushur me familjare qe pershendetnin njeri tjetrin ne temperaturat e ftohta. Deri me tash, 54 shtete, perfshire ketu Shtetet e Bashkuara dhe shtate nga tete vendet anetare te G8-es, kane njohur Kosoven vitin e kaluar, duke percuar keshtu nje ndjenje me te madhe sigurie dhe duke i dhene fund jetes ne amulli.
Diplomatet thone se mesimi kryesor qe eshte nxjerre ne 12 muajt e fundit ka te beje me ate cfare nuk ka ndodhur ne kete shtet te vogel te Ballkanit.
Ne kohen kur Kosova dhe Perendimi tejkaluan Rusine dhe Serbine dhe mbeshteten pavaresine, kjo toke e kontestuar u cilesua atebote si epiqendra e nje lufte te re te ftohte. Te shumte ishin ata qe parashikuan nje lufte te re dhe jostabilitet, vale te re refugjatesh nga dhjete enklavat serbe dhe nje domino efekt ne synimet secesioniste.
Pervec sulmit qe ndodhi kunder Kombeve te Bashkuara marsin e kaluar ne Mitrovice, me e keqja eshte shmangur. "Asnje nga parashikimet e tmerrshme nuk eshte realizuar dhe kjo eshte e arritur e madhe", thote nje zyrtar i larte i Kombeve te Bashkuara.
Beogradi "nuk ka nderhyre shume", thote Jacques Rupnik nga "Sciences Po" ne Paris, sepse Serbia, nen udheheqjen e presidentit Tadic synon anetaresimin ne Bashkimin Evropian dhe "katastrofa e paralajmeruar nuk ndodhi".
Megjithate, euforia e clirimit tash ka marre trajten e nje kendelljeje te shpresave dhe shqetesimeve tek kosovaret dhe realiteti i ri tani ka dale ne siperfaqe.
Vendi perballet me nje nivel prej 40 per qind papunesie, korrupsion masiv, rivalitete te hidhura politike, reduktime te vazhdueshme te ujit dhe rrymes dhe kriticizem te ashpersuar mbi misionet nderkombetare si arrogante, te painteresuara dhe ne nevoje per reformim.
"Per dhjete vjet, ne e kemi lidhur secilin problem me statusin. Kemi menduar se pavaresia do t'i thjeshtesoje gjerat", thote Shpend Ahmeti, udheheqesi i Institutit per Studime te Avancuara.
"Kjo nuk ka ndodhur. Pavaresia vetem sa ka zhvendosur bllokaden mendore tek kosovaret. Tani ne cdo sondazh, prioritet nuk eshte me statusi, por vendet e punes. Kemi levizur nga mbijetesa tek zhvillimi dhe prosperiteti si nje domosdoshmeri e madhe te cilen nuk e kemi ende", thote z.Ahmeti.
"Gjerat jane relaksuar paksa, por jo aq shume", thote Agron Bajrami, editor ne te perditshmen "Koha Ditore". "Per nje person mesatar, ka te beje me jeten neser, me jeten sot".
Ne enklavat e banuara me serbe, kryesisht ne veri te Mitrovices, serbet nuk festonin pervjetorin. Beogradi nuk e njeh Prishtinen si kryeqytetin e shtetit te ri. Dhe ne dhjetevjeteshin e fundit, serbet e Kosoves nga te qenit te pasur ne nje pakice te varfer.
Disa kosovare, sic eshte botuesi Migjen Kelmendi, thote se shqiptaret duhet te kuptojne se serbet tani ndihen te viktimizuar. "Shqiptaret po perjetojne nje forme lirie, te cilen e kemi enderruar me vite. Por, nuk e kemi kuptuar ende dhe s'mund as ta imagjinojme se cfare jane duke perjetuar serbet. Per ta, ky eshte nje makth. Ceshtja eshte se a do te mundemi ne te ndertojme nje shtet te bazuar mbi vlerat qytetare? ".
Pergjigja tani duket se eshte jo. Ne nentorin e kaluar, ne Prishtine eshte zhvilluar nje debat kunderthenes mbi planin gjashte-pikesh te hartuar nga shefi i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon.
Plani ia lejon administrates serbe strukturat paralele neper enklava. Plani eshte disenjuar per te ruajtur paqen - por de facto kundershton Kushtetuten e re dhe planin Ahtisaari, bazen e pavaresise se Kosoves dhe shihet si nje hap drejt ndarjes se Mitrovices.
Shumekush ne Kosove ka pershtypjen se komuniteti nderkombetar perpiqet te ruaje nje stabilitet afat-shkurter, ne kurriz te interesave afat-gjate te Kosoves.
"Komuniteti nderkombetar e ka prezantuar gjithe rrefimin e Kosoves si etnik, ne kohe kur po behet nje rrefim i zhvillimit ekonomik", thote zoti Ahmeti. "OKB-ja dhe BE-ja duhet te qendrojne ketu, por te levizin nga grante, transferet, asistenca dhe mikromenaxhmenti ne ndihme thelbesore per zhvillim te vertete ekonomik".
Albin Kurti, nje kritik i pranise se Kombeve te Bashkuara, thote se rendesia qe nderkombetaret i kushtojne etnicitetit eshte e disenjuar per te menaxhuar krizen midis grupeve qe jetojne prane njeri tjetrit. Por, ajo per te cilen kemi nevoje tani, thote ai, eshte qe serbet dhe shqiptaret te jetojne bashkerisht ne nje Kosove.
"Ne vend te universales, Kombet e Bashkuara jane duke shtyre edhe me tej diversitetin. Ato ne fakt e ruajne diversitetin - ne kohen kur ekziston nevoja per te motivuar serbet te na bashkohen".
Dhe nderkohe qe kosovaret perpiqen te ndertojne shtetin, ceshtja e korrupsionit eshte ngritur me ritem te shpejte.
Sistemi i mafias ne Kosove eshte aq jashte kontrollit, aq i integruar ne strukturat e shoqerise - pjeserisht per shkak te nevojes per nje ekonomi nentoke nen regjimin Milloshevicit - sa qe disa gazetare thone se asnje problem nuk eshte me i madh se ky.
Me zhberjen e misionit te Kombeve te Bashkuara ne dhjetorin e vitit te kaluar, zyrtare te tij thone se kane dorezuar tek misioni evropian rreth 2 mije dosje te dokumentuara mire mbi rastet e aktiviteteve te paligjshme.
Nje nga vendimet kryesore qe do te merren eshte edhe kontrata shume e vonuar per nje termocentral te ri, i cili pritet t'i siguroje Kosoves rryme per dekadat e ardhshme. Rajoni eshte i pasur me linjit dhe thengjill.
Kosova tani operon me nje termocentral 40 vjecar; reduktimet e rrymes jane te perditshme. Kjo ceshtje eshte mjaft e rende - meqe vendoret fajesojne komunitetin nderkombetar per nje vonese prej nente vjetesh.
Termocentrali, qe pritet te kete nje kapacitet prej 2, 000 megavatesh, eshte celesi kryesor per ndertimin e cilesdo industri. Kater kompani te medha tani jane ne gare per te ndertuar kete fuqi prej 2.47 miliarde eurosh, qe mund te ofroje rryme per gjithe rajonin.
Dhe perkunder ketyre problemeve me te cilat perballet Kosova, Chris Hall, presidenti i Universitetit Amerikan ne Kosove, thote se ndalja e dhunes eshte nje mrekulli e vogel. "Gjyshi im ne Angli gjithmone pyeste: Kur vjen pranvera, a do te kete telashe ne Ballkan? Kete vit mendoj se mbase mund te themi se nuk do te kete telashe".
Nga "Christian Science Monitor"