E Diel, 1 Nëntor 2026

Punëtorët francezë hidhen në grevë: Pronari ynë flet vetëm anglisht

Punëtorët francezë të një fabrike janë ngritur në një protestë duke u ankuar për atë që e quajnë imperializmi anglo- sakson. 184 punonjësit e Thermal Ceramics, një kompani angleze e vendosur në Francë, protestojnë çdo ditë për shkak se bisedimet që mbajnë për rritje rrogash nuk realizohen pasi ngecin tek përkthimi.

Një përfaqësues i punonjësve tha se komunikimi ndalon pasi ata thonë Hello. Dialogu mes nesh është shumë i vështirë, në mos i pamundur, tha ai.

Franca ka një forcë punëtore me nam të madh si nacionaliste, e cila ankohet vazhdimisht për anglikanizmin e praktikave të punës në një ekonomi globale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›