E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet norma bazë e interesit

Me vendimin e ri, norma bazë e lekut shkon në kuotën e 4.25%.

“Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar atë në kuotën 4. 25 %. Ky vendim synon të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit afatmesëm. Njëkohësisht lehtësimi i politikës monetare ofron një mbështetje më të madhe për zhvillimin e kërkesës në sektorin privat të ekonomisë. Rritja ekonomike e vendit do të përcaktohet kryesisht nga ecuria e konsumit dhe investimet private”, deklaroi Fullani.

Fullani në daljen për gazetarët, tha se gjatë këtyre tre muajve, rritja ekonomike është ngadalësuar.  "Bashkëpunimi biznes-bankë ngjitet në nivele të tjera, që do të thotë se rritet kërkesa, rritet konsumi, të ketë një monitorim sa më të mirë të situatave të perspektivës të ekonomisë shqiptare në gjykim dhe të vlerësimeve të institucioneve të pavarura ndërkombëtare të vlerësimit si të Standard e Poor’s dhe Moodys, të cilat të dyja së bashku japin një vlerësim të qëndrueshëm dhe pozitiv të Shqipërisë. Viti 2012 është një sfidë jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe atë botërore, pasi Shqipëria operon në kushtet e një tregu rajonal me probleme ende të pazgjidhura sa i përket tregtisë, biznesit, por edhe krizës së ekonomisë greke”, tha kreu i Bankës Qendrore.

Sipas tij, “të dhënat e tërthorta statistikore për sektorin monetar fiskal dhe tregtisë tregojnë për një rritje të ngadaltë të ekonomisë në tremujorin e parë të këtij viti. Kontributi i kërkesës së huaj gjatë kësaj periudhe ishte i dobët si pasojë e presioneve në këto vende. Kërkesa e brendshme private mbetet e ngadaltë për shkak se konsumatori është prirur drejt kursimit”. /Start/

                                                                                             2012-03-28 15:42
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›