Punëtori plagos shefin turk në Durrës-Kukës
Autori i Lajmit: red.
Plagoset inxhinieri i "Bechtel Enka". Edgun Bajram, rreth 40 vjeç, me detyrë supervizor punimesh i pjesës së aksit në ndërtim Durrës-Kukës është qëlluar me mjete të forta nga vartësit tij. Adriatik Doçi qëlloi inxhinierin pas një sherri të çatsit. Ngjajra e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolsh në Kukës mëngjesin e djeshëm. Si motiv për ngjarjen ka shërbyer një grindje mes 40-vjeçarit turk dhe punonjësit për çështje të sigurisë në punë, bëjnë të ditur burimet nga policia. Inxhinieri është dërgaur menjëherë në spitalin e qytetit në gjendje kritike për jetën. Mësohet se supervizori është dërgaur në Spitalin Ushtarak për një mjekim më të specializuar. Pak orë pas ngjarjes i dyshuari është vetëdorëzuar në polici duke pranuar autorësinë mbi ngjajren.
Ngjajra
Ka dhunuar me mjete të forta punonjësin turk të firmës "Bechtel Enka", por vetëm pak kohë pas ngjarjes është arrestuar nga policia. Mësohet se incidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në orën 07.15, kur supervizori turk i firmës që po bashkëmerr pjesë në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës është goditur me mjete të forta. Sipas burimeve policore shtetasi Adriatik Doci ka plagosur me mjete të forta punonjësin turk, Edgun Bajram, i cili si pasojë e goditjeve ka marrë plagë të rënda dhe ka përfunduar në spital. Viktima është shtetasi turk Edgun Bajram, rreth 40 vjeçar, me detyrë supervizor punimesh i pjesës së aksit në ndërtim Durrës-Kukës që menaxhohet nga një kompani turke në Kolsh të Kukësit. Burime nga spitali bëjnë të ditur se punonjësit i firmës turke "Bechtel Enka", që po punon për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime mësohet 40-vjeçari nga Turqia ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit por asnjë prej tyre nuk përbën rrezik për jetën.
Dëshmitarët
Uniformat blu të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shoqëruar për disa orë në policië në cilësinë e dëshmitarëve personat që ishin në vendin e ngjarjes. Sipas deklarimeve të tyre për policinë mësohet se gjithçka ka nisur në çast pas një debati mes 27-vjeçarit dhe supervizorit. Kanë qenë pikërisht dëshmitarët okular të cilët kanë çuar policinë në indetifikimin e autorit.
Autori
Autor i dyshuar i krimit është Adriatik Doçi, 27 vjeçar, lindur e banues në lagjen nr 3 të qytetit të Kukësit, i cili në mesditë është dorëzuar pranë autoriteteve të policisë vendore. Supervizori është qëlluar me mjete të forta në kapanonin e kampit në Kolsh të Kukësit, nga punëtori shqiptar. Paraprakisht dyshohet se një grindje për motive banale e nisur pak ditë më parë, ka sjellë incidentin e sotëm, kurse hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009