Europa duhet krijuar
Autori i Lajmit: red.
I nderuar zoti Artan Shkëmbi
I nderuar Zoti Fate Velaj
Të nderuar qytetarë të Pogradecit
Të nderuar zonja e zotërinj te pranishëm ne këtë Feste !
Sot në Pogradec në këtë ditë festive inaugurohet hapja e Bulevardit te Europës. Në radhë të parë kjo është një meritë e kryetarit të Bashkisë se Pogradecit z. Artan Shkëmbi si dhe e kryetarit te „Forum Ëeltoffen" z. Fate Velaj. Gjithashtu dëshiroj të përgëzoj nga zemra të gjitha ata qe u angazhuan ne punimet për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti.Për ne këtu në Berlinin e largët ishte tepër mbresëlënës momenti kur lexuam për iniciativën tuaj, qe në Bulevardin e Europës që po ndërtoni të kujtoni e të nderoni 100 personalitetet më të rëndësishme të historisë së Europës. „Konrad Adenauer-Stiftung", president i së cilës unë jam, mban emrin e njërit prej Europianëve më të mëdhenj, kancelarit të parë të Republikës Federale Gjermane. Për mua ishte një kënaqësi e papërshkruar kur mora vesh që edhe emri i Konrad Adenauerit do të jetë i gdhendur në Bulevardin tuaj. "Europa duhet të krijohet!" – ky ishte mesazhi qëndror i Konrad Adenauer dhe që e kishte aq shumë në zemër. Vizionet e tij për një bashkëpunim ekonomik të të gjithë vendeve europiane për mënjanimin e luftërave dhe bashkimin politik te kontinentit patën filluar qysh në vitin 1920 dhe i mbeti shqetësimi qëndror deri në fund të jetës së tij. Idetë themeltare të Adenauerit për sa i përket politikës europiane bazoheshin në tre shtylla kryesore:
• Secili shtet duhet të beje politiken e tij, por n.q.s është i vetëm dhe i izoluar nuk do te jetë në gjendje te zgjidhë të gjitha problemet e veta, qofshin këto probleme shoqërore apo politike. .
• Vetëm një lëvizje relativisht e lirë ekonomike, pa barriera ashtu siç ka funksionuar përpara luftës së parë botërore me marrëveshjen e tregtisë së lirë, do të kontribuojë e të japë ndihmësën e saj tek liria e shoqërisë civile.
• Konfliktet apo interesat e ndryshme që kanë shtetet apo shoqëritë ndërmjet tyre nuk duhet te zgjidhen me dhunë apo me diktaturë, siç ndodhi gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore.
Adenauer punoi për krijimin e një unioni politik europian, i cili duhej të bazohej tek këndvështrimi pragmatik: Ajo që duhet bërë, duhet bërë patjetër. Të tjerat vijnë më pas. Për Adenauerin ishte shume e rëndësishme rritja e ndjenjës për të qënë së bashku, i marrëdhënieve të mira mes popujve, marrëdhënie që do të krijohen vetëm nga bashkëpunimi i frytshëm ekonomik dhe që sjell drejtimin e përbashkët politik. "Por, pas njëfarë kohe - mendonte Adenaueri- një proces i tillë do të behet i vetënatyrshëm. Nëse forcohet bashkimi i Europës- profetizonte Adenaueri- do të vijë dhe dita që do të kemi një Federatë. Por ai nuk e përjashtonte se:" Ndoshta një ditë do te kemi një zgjidhje të pjesshme ndërmjet federatës dhe konfederatës, me të cilën të gjithë do ngelemi të kënaqur". Adenaueri e dinte shumë mirë: "Që gjermanet janë gjermane, francezët janë francezë, holandezet janë holandeze. Secili dëshiron të mbaje fort atdheun e tij, me kulturën, historinë e gjuhën e tij. Asnjeri nuk kërkon qe të humbasë veçantitë e tij. "Europën nuk mund ta ndërtojmë siç ndërtojmë shtëpinë për të cilën ke një plan e fillon porosit, gurë, llac, trarë etj dhe fillon nga puna"- argumentonte Adenauer kundrejt një gazetari Francez ne nëntorin e vitit 1960 „Europa është më shume e ngjashme me një peme në rritje që çdo vit shton nga një rreth ne trungun e saj, por që nuk mund të konstruktohet" Gjithashtu Konrad Adenauer e parashikoi fare mirë drejtimin në të cilën Europa nuk duhej të zhvillohej, atë të krijimit të „Europa i atdheve" sipas koncepteve te Charles de Gaulles! Shumë kohë përpara Mikail Gorbatchovit, në qershor te vitit 1961 Adenauer thoshte që në duhet të ndërtojmë „Shtëpinë e lirisë" në mënyrë që antagonizmat e shteteve nacionale në Europë të zhduken me kalimin e kohës. „Qëllimi ynë është që Europën ta bëjmë një shtëpi të madhe e të përbashkët për të gjithë evropianet, një shtëpi të lirisë". Për Adenauerin Europa nuk ishte vetëm Europa Perëndimore. Ai ishte i sigurte që një ditë të gjitha vendet e Europës Lindore do të marrin pjese në procesin e bashkimit me familjen e madhe. Edhe njëherë dalin në pah vizionet gjeniale politike që kishte Adenaueri që në atë kohë. „Është më se e natyrshme që vende si Polonia, Hungaria etj, me pasuritë e mëdha kulturore nga e kaluara e tyre të ishin pjese e natyrshme e Europës. Këtyre vendeve duhet t u mundësohet e drejta për t u bërë pjesë e Europës"- ishte kërkesa e Adenauerit në fjalimin e tij me 16 Shkurt 1967 në Pallatin Mbretëror të Madridit, 8 jave përpara se të vdiste. Ajo qe sot kuptohet si një kërkesë legjitime për evropianët e politikanët e sotëm, Adenaueri në fjalimin e tij te fundit jashtë Gjermanisë në Madrid e permblodhi në një fjali të vetme, ashtu siç qe dhe tipike për te: „Europa duhet krijuar". Tashme, ne vitin 2009 ju jemi afruar shumë pranë vizioneve të Adenauerit . Perdja e hekurt që ndante Lindjen me Perëndimin tashmë i takon historisë. Gjate këtij viti ne këtu në Gjermani do te festojmë 20 vjetorin e rënies te murit te Berlinit.
Unioni Europian tashmë përbëhet nga 27 vende, ndërmjet tyre edhe vende të Europës qendrore, lindore si dhe të asaj juglindore. E megjithatë qëndron akoma aktuale motoja se: Procesi i bashkimit të Europës është një proces që nuk ka mbaruar, dhe ka akoma punë për t u bërë, punë e cila duhet të behet. Vetëm kështu mundet që një ditë të bëhen realitet e të mbahen gjalle idetë e Konrad Adenauerit.
Edhe ju, me hapjen e Bulevardit te Europës sot në Pogradec, jeni bërë jo vetëm pjesë e këtij procesi por njëkohësisht po mundësoni zhvillimin përpara të këtij procesi. Për këtë ndihmesë që po jepni me lejoni t ju dërgoj nderimet e mia më të larta.
Përzemërsisht dhe me sinqeritet ju uroj mbarësi e t a gëzoni këtë Bulevard!
Përshëndetja e Prof. Dr. Bernhard Vogel, Ministerpresident a.d. me rastin e inaugurimit të "Europa Boulevard-100 hapa drejt Europës", sipas një koncepti të Fate Velaj dhe që po zbatohet nga Bashkia Pogradec nën kujdesin e kryetarit të saj Artan Shkëmbi. Inaugurimi i këtij Bulevardi do të bëhet më datë 20 qershor 2009.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009