Berisha viziton Tropojën pas 12 vitesh
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryeministri Sali Berisha pas shumë vitesh mungese pritet të vizitojë sot vendlindjen e tij, Tropojën. Burime nga kryeministria pohuan dje se axhenda e kreut të Qeverisë njëkohësisht kryetarit të Partisë Demokratike parashikon që paraditen e sotme rreth orës 11, të zhvillojë një takim me banorët e Bajram Currit dhe pas tij do të ndalë në Tropojë. Kreu i Qeverisë nuk e ka vizituar vendlindjen e tij që pas vitit 1997. Pak ditë më parë kreu i selisë rozë, Edi Rama iu përgjigj akuzave të Kryeministrit për tu përfshirë në listën e kandidatëve duke pohuar se ai ka guxim të konkurrojë se është në garë por Berisha nuk ka guxim të shkojë në vendlindjen e tij. Gjatë katër viteve të mandatit të tij qeveritar, Kryeministri ka planifikuar disa herë të shkojë në vendlindjen e tij por asnjëherë nuk e ka bërë këtë.
Vizita
Kryeministri Sali Berisha do ta nisë javën me një miting elektoral në qytetin e Bajram Currit që ka mëse 18 vjet që nuk e ka shkelur. Lajmi është konfirmuar dje nga stafi i kryeministrit që punon për organizimin e fushatës elektorale. Të njëjtat burime pohojnë se mitingu që do të zhvillohet sot është planifikuar prej disa javësh ndërkohë që po sot ai do të jetë edhe në qytetin e Hasit dhe atë të Kukësit, në disa mitingje të tjera deri në orët e pasdrekës. Burime të ndryshme nga fushata, thonë se Berisha do të udhëtojë me helikopter në drejtim të Tropojës, por kjo nuk u bë e ditur zyrtarisht. Nëse Berisha do të jetë sot në Tropojë, kjo do të jetë hera e parë pas mëse 18 vjetësh që ai shkel në këtë zonë ku është lindur. Disa herë Kreu i Ekzekutivit ka planifikuar këtë udhëtim. Madje burimet nga kryeministria pak muaj më parë kanë publikuar dhe detajet e axhendës por asnjëherë nuk e ka zhvilluar atë që prej vitit 1997 kur bandat e armatosura kanë penguar këtë vizitë. Pak ditë pas publikimit të lajmit për vizitën e pritshme të Berishës në Tropojë, në zonën ku është lindur kryeministri, ndodhi një vrasje, që mediat raportuan se kishte për viktimë, një të afërm të kryeministrit, i cili u qëllua për vdekje me snajper. Shpesh, Berisha ka qenë në qendër të kritikave nga opozita për faktin se ka afro dy dekada që nuk ikën në rrethin ku është lindur. Para pak ditësh, kryetari i PS, Edi Rama, përdori një citim të një qytetari, që sipas tij, i shtronte pyetjen se “Kur do të shkojë Sali Berisha në Tropojë”.
Vizita e fundit
Vizita e fundit e Berishës në Tropojë ka qenë në vitin 1997, kur vendi ishte shkatërruar nga rënia e skemave mashtruese piramidale dhe ku depot e armëve të ushtrisë ishin në duart e njerëzve të thjeshtë. Pak para zgjedhjeve të qershorit 1997, një përplasje në mitingun e organizuar nga PD, solli një konflikt të ashpër. Për 11 vite me radhë, Tropoja u be arenë e përplasjeve të përgjakshme që do të shkaktonte mbi 125 viktima mes të cilave liderin e dhjetorit, Azem Hajdari si dhe shuarjen e djemve të Muharrem Haklajt. Duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj këtyre personave, që sipas tij shkelnin ligjin dhe kishin mbështetjen e socialistëve në pushtet, Berisha ndoshta mori mbi vete dhe zemërimin e shumë familjeve tropojane i cili u bë i dukshëm nga mungesa e tij për 12 vjet në vendlindje.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009