Kryeministri-socialistëve: Ruhuni nga Rama, votoni për PD-në
Autori i Lajmit: red.
Ju bëj thirrje socialistëve të Cakranit dhe të gjithë qytetarëve të Cakranit, të bashkohen me ne sepse projekti ynë është më i shkëlqyeri për ta dhe fëmijët e tyre. Projekti ynë është Cakrani evropian, është Shqipëria evropiane. Kështu deklaroi dje Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me banorë të Cakranit. Ai pohoi se socialistët duhet të hapin sytë dhe të ruhen sepse “Edi Rama ju zëvendësoi ju me 99-sha dhe 99-shat kanë vetëm një ideal, lejet e ndërtimit, sekserët e lejeve të ndërtimit”. Sipas tij socialistët e mbarë Shqipërisë janë shumë herë më afër me Sali Berishën, se sa me Edi Ramën, për të cilin ata janë thjesht numra pa vlerë, sepse Edi Rama nuk guxon të dalë në krye, nuk di t i udhëheqë dhe kjo vetëm e vetëm për shkak të frikës dhe të tmerrit që ai ka nga rezultati i zgjedhjeve, nga vendimi i Tiranës për t i dhënë ndëshkimin shembullor. Gjatë këtij takimi Berisha është ndalur edhe në ato që i cilësoi arritje të mandatit të tij qeverisës dhe projektet për mandatin e dytë. Kryeministri tha se ky projekt bazohet në disa norma, disa standarde, në një moral të caktuar. “Ky projekt bazohet në mbajtjen e premtimeve, por para së gjithash projekti i Shqipërisë evropiane është projekti i çdo shqiptari, është projekti më i bukur, që çdo shqiptar ka në mendjen dhe zemrën e tij, për fëmijët dhe veten e tij. Le të bashkohemi së bashku, ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne që bëmë realitet ëndrrën atlantiste të shqiptarëve, ne do të ecim të sigurt drejt Bashkimit Evropian”, - tha Berisha. Komentet e tij u bënë pas inagurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Cakran- Fier. “Ky është investim prej rreth 300 milion lekësh dhe do ti japë rrugës parametrat dhe të mirat e një rruge kombëtare. Cakrani dhe Mallakastra në projektin e kësaj qeverie është një nga zonat më të rëndësishme të vendit. Së pari, gjatë mandatit të dytë, Mallakastra do të ketë një nga rrjetet infrastrukturore më të mira në Shqipëri. Do të përfundojë së shpejti kjo rrugë. Do të ndërtojmë rrugën tjetër Frakull-Cakran, të cilën unë ia kam premtuar komunës së Frakullës dhe do ta ndërtojmë me përparësi të madhe. Së treti, kam ardhur këtu tu premtoj se ju do të jeni ndër përfituesit më kryesorë të projektit të ullirit, projekt i cili do të jetë ndër më kryesorët në 4 vitet që vijnë, projekt në të cilin në mbarë Shqipërinë ne synojmë të mbjellim mbi 20 milion rrënjë ullinj. Unë uroj nga zemra që ju me tokën e mrekullueshme që keni për ullirin, të mbillni 10 milion rrënjë ullinj, vetëm ju si Mallakastër”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009