Big Brother sa për nxehje , ende nuk kam filluar…
Autori i Lajmit: red.
Që nga momenti kur hyri në “Big Brother”, gjinia femërore e shndërroi në një idhull; nënat panë djalin që s e patën kurrë, vajzat panë një të dashur me botë ose më së paku, një vëlla tolerant apo një mik syhapur… Sigurisht, edhe gjinia mashkullore pati plot për të parë dhe dëshiruar...
Ka kaluar mbi një vit nga ai moment dhe ky opinion nuk është përmbysur për Arbër Çepanin, fituesin e vjetshëm të edicionit të parë “Big Brother”. Edhe pse tashmë ka një mbret të ri për këtë vit, Qetsorin, duket se Arbri do të mbetet një përjashtim. Famën që mori nga reality shoë ka ditur ta përdorë mjaft mirë, edhe pse siç shprehet ai, e ka sa për nxehje . “Nëqoftëse di të notosh, kjo hedhje nga trampolina të ndihmon të vazhdosh notin më lehtësisht, duke të hapur shumë mundësi të reja aktivizimi”, thotë Arbri, i cili me shumën prej 50.000 euro, fituar në “Big Brother” ka nisur fushatën sensibilizuese me vullnetarë “Ndryshimi fillon nga ty”, për të cilën tashmë ka shkruar edhe një libër-ditar. Ndërkaq, Arbri është edhe drejtues për politikat i AS@N - Rrjetit të studentëve shqiptarë nëpër botë. Për më tepër, vazhdon të jetë në lidhje dhe i dashuruar në vire me Madalenën, vajzën italiane. Pra, le t i japim të drejtë gjinisë femërore në adhurimin e tyre…
Arbër, pas fitores në “Big Brother”, ishit personi më i famshëm në Shqipëri. Tashmë, 1 vit më pas, të njëjtën famë po jeton edhe fitues i ri, Qetsori. Pra, kemi dy “kampionë” të votuar nga publiku. Sigurisht që Arbri dhe Qetsori janë të ndryshëm, por çfarë mund të ketë gjetur të përbashkët publiku, që ju nxorrën fitues në të njëjtën mënyrë?
Sigurisht që janë të ndryshëm fituesit, ashtu siç ishin të ndryshëm edhe të gjithë pjesmarrësit e tjerë nga edicioni i kaluar. Kjo është bukuria e një formati të tillë, që çdo edicion sjell diçka të re, personazhe të reja, histori dhe fenomene te reja. Spordashësit pëlqejnë njëkohësisht Ronaldinjon dhe Kaka, megjithëse janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe në sezonin e ardhshëm do të luajnë në dy skuadra të ndryshme. Pra, edhe audienca shqiptare nuk është e thënë që të ketë parë ndonjë të përbashkët midis nesh, thjesht na ka dhënë mbështetjen maksimale nëpërmjet televotimit, duke na dhuruar fitoren e kësaj gare.
A ishit ju vetë një ndjekës i rregullt i edicionit të sivjetmë të “Big Brother”, apo interesi ju mbaroi pas fitores suaj?
Sado që të mundohemi që të bëjmë njerzit “snob” dhe të themi që nuk e kemi parë, kam bindjen e plotë se nuk ka shqiptar brenda dhe jashtë vendit që të mos e ketë parë në linja të përgjithshme këtë reality shoë. Për kuriozitet dhe pse jo për të rikujtuar momente të bukura nga eksperienca ime në edicionin e kaluar, mundohesha të mos humbja përmbledhjet dhe spektaklet e së shtunës.
Çfarë patën më të lehtë apo më të vështirë banorët e “Big Brother 2”, krahasuar me 1 vit më parë?
Patën më të lehtë faktin që kishin një shembull nga edicioni i parë dhe mund të bënin dallimin se çfarë pëlqente apo jo audienca shqiptare, por në të njëtën kohë, kjo krijonte edhe vështirësi për ta, pasi kishin më shumë presionin e kamerave, duke u përmbajtur përtej limiteve në jetën e tyre të përditshme në shtëpi. Në edicionin e kaluar neve u futëm si “cjapi te kasapi” dhe nuk ja kishim kokrrën e idesë, a ndiqej apo jo ky lloj formati përtej mureve që na rrethonin!
Nisur nga eksperienca juaj, a ka lojë apo aktrim nga banorët në “Big Brother”?
Të aktrosh për 100 ditë në një reality si Big Brother, duke luajtur rolin e një personazhi që realisht nuk je, do të thotë që ke shkuar dëm për Big Brother, se mund të ishe bërë aktor Hollyëood-i dhe të kishe marrë çmim Oscar. Në një format të tillë, një banor mund të aktrojë për një, dy apo tre javë, por të jeni të bindur që është gati e pamundur të mos tregosh veten në 100 ditë qëndrimi brenda katër mureve. Sa për lojën dhe strategjitë, banorët luajnë dhe krijojnë strategji aty brenda, aq sa janë të aftë të luajnë dhe të krijonë strategji për të mbijetuar në jetën e përditshme.
Nëse bën një bilanc 1 vjeçar, për çfarë të ka ndihmuar fitorja e “Big Brother” dhe për çfarë të ka dëmtuar?
Jam i idesë që një format reality shoë që të ofron mundësinë për të qenë nën efektin mediatik 100 ditë në vit, duke të transformuar në një person publik, të servir thjesht mundësinë për të hipur në katin e fundit të një trampoline dhe për t u hedhur prej aty. Nëqoftëse di të notosh, kjo hedhje nga trampolina të ndihmon të vazhdosh notin më lehtësisht, duke të hapur shumë mundësi të reja aktivizimi. Sa për bilancin 1 vjecar, që nga hyrja në Big Brother e deri më sot, e konsideroj thjesht një nxehje, pasi sprintin tim real nuk e kam filluar akoma.
Pas përfundimit të edicionit të sivjetmë të “Big Brother”, disa prej banorëve të shtëpisë kanë vënë emrin nëpër listat e partive politike si kandidatë për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, po ashtu edhe nga edicioni i vjetshëm. Pse Arbri nuk është në ato lista; munguan ofertat apo…?
Mendoj se për momentin kontributin tim si qytetar i thjesht mund ta ofroj në mënyrë më efikase nëpërmjet aktivizimit social dhe aktiviteteve sensibilizuese. Të bësh politikë nuk do të thotë të jesh domosdoshmerisht në një parti politike, pasi bëjmë politikë në çdo moment të jetës sonë, kur kërkojmë të drejtat dhe përmbushim detyrimet që na takojnë. Një qytetar nuk është i vlefshëm se ka një votë më shumë njëherë në 4 vjet, një qytetar mund të ndjehet realisht i vlefshëm vetëm nëqoftëse bën që zëri i tij të ndihet çdo orë, ditë, javë dhe muaj të vitit.
Është folur shpesh nga banorët e “Big Brother” që të krijohet një parti politike me pjesëmarrësit dhe fansat. E shikoni si mundësi apo utopi?
Shikoj të mundshme pjestarë të Big Brother që angazhohen me parti politike dhe në politikë. Pjesa më e madhe e politikanëve sot janë fasada që njerëzit nuk dinë realisht se kush janë, ndërsa një pjesmarrës në një reality shoë të tillë ka avantazhin që njihet në çdo aspekt të tij nga audienca e gjërë, duke u bërë automatikisht një personazh shumë trasparent. Sa për krijimin e një partie politike për Big Brother dhe fansat e tij besoj se është thjesht një shaka e këndshme.
Pas daljes nga “Big Brother” ju nisët një fushatë sensibiluzuese me sloganin “Ndryshimi fillon nga ty”. Çfarë fillon realisht?
“Bëhu ndryshimi që kërkon të shikosh rreth teje”, përsëriste Gand hi. “Mos pyet çfarë mund të bëjë atdheu për ty, por çfarë mund të bësh ti për atdheun”, theksonte John Kennedy. “Me punën dhe vullnetin e gjithsecilit prej nesh, ky vend mund të ndryshoj” thonë vullnetarët e fushatës sensibilizuese “Ndryshimi fillon nga ty”. Një fushatë sensibilizimi që mori spunton nga vënia në disposizion e shumës prej 50.000 euro, fituar nga unë në finalen e edicionit të parë të reality shoë-ut, Big Brother. Pas mijra km rrugëtim nëpër Shqipëri për të shprehur mesazhe solidarizimi dhe rimëkëmbjeje, ajo që kuptuam është se nuk ishin 50.000 euro që na dhanë forcën për të nisur këtë rrugëtim, por dëshira dhe ëndrra që kishte gjithësecili nga ne, për ta filluar ndryshimin nga vetja, pa pritur se çfarë mund të bënin të tjerët për ne. Jemi një vend i vogël, por një komb i madh. Nëqoftëse bashkojmë energjitë mund ta kthejmë lehtësisht Shqipërinë në një histori suksesi.
Një muaj më parë publikuat librin tuaj të parë “Ditari i një fushate sensibilizimi”. Një titull të tillë, a nuk duket paksa “protokollar”, nisur nga fakti që lexuesi sikur është mërzitur me ditare, fushatë, sensibilizim…?
Në këtë libër përshkruhen histori të thjeshta njerëzore, që me anë të kurajos dhe vullnetin të tyre kanë bërë të mundur ndryshimin e komunitetit ku jetojnë. Ky libër është një shembull më shumë, sado modest që mund të duket, për shumë të rinj të tjerë që duan të ndryshojnë botën, duke ndryshuar vetveten. Ju them me bindjen se megjithëse termat “sensibilizim”, “vullnetarizëm”, “solidarizim” mund të duken démodé”, të jesh sot aktiv dhe solidal në të njëjtën kohë, nuk është aspak jashtë mode dhe e mërzitshme, por përkundrazi një mënyrë shumë më trendy për ta shpenzuar kohën në mënyrën më të frytshme të mundshme.
Jeni drejtues për politikat i AS@N - Rrjetit të studentëve shqiptarë nëpër botë. A nuk ju duket se ka rënë interesi për shoqata joqeveritare, ndërsa shumë prej tyre përdoren si trampolinë për politikë? Ju çfarë synimi keni?
Si njëri prej drejtuesve të këtij rrjeti kaq të madh, të shtrirë në të gjithë shtetet ku studiojnë studentë shqiptar, që janë jo vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e një Shqipërie që kërkon të rifitojë lavdin e të parëve, kam synimin e qartë që të vazhdoj të kontribuoj sadopak, që ashtu si dhe unë edhe shumë studentë të tjerë shqiptar jashtë vendit të kthehen dhe të kontribuojnë në Shqipëri për Shqipërinë. Shpresoj me gjithë zemër që të rinjtë përtej zhgënjimeve të momentit të mos zbehin dëshirën për aktivizim qytetar me çdo mjet, në çdo mënyrë.
A nuk ju duket se keni marrë shumë përgjegjësi, nisur nga fakti që ende nuk keni mbushur 22 vjeç?
Aleksandri i Madh, 20 vjeç pushtoi gjysmën e globit.... Mendoni se unë kam marrë realisht shumë përgjegjësi në këto 22 vite?
Dhe meqë u kujtuam për moshën, çfarë po ndodh me shkollën tuaj dhe çfarë planesh keni?
Vazhdoj studimet në Itali për Shkenca Politike, Marrdhënie Ndërkombëtare dhe studime Europiane në Universitetin e Barit. Pasi të përfundoj edhe studimet pas universitare dhe të kem formimin e duhur teorik kam dëshirën të rikthehem në vendin tim.
Po dashuria me Madalenën, te cila shkronjë e alfabetit është?
Po rikujtoj edhe njëherë kënaqësinë e të mësuarit abetaren.... pasi çdo ditë kemi kënaqësinë të mësojmë një shkronjë të re, në alfabetin tonë që e kemi ngritur së bashku.
Ku e shikon Arbri veten pas 1 dekade?
Shpresoj që edhe pas 1 dekade të kem përkrah njerzit që sot më rrinë pranë dhe bashkë me ta të sfidoj rrugëtimin më të bukur që quhet “jetë”. Shpresoj gjithashtu që pas 1 dekade, kur të kthej kokën prapa për të kujtuar të kaluarën, e kaluara të ketë edhe një gjurmë modeste nga unë, pasi nuk jetojmë thjesht dhe vetëm për të marr frymë, por për diçka më të madhe se aq....
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009