E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, u konfliktuan pas ndeshjes Tirana – Beshiktash, nën hetim 14 tifozë të dy skuadrave

Tifozë të Tiranës dhe Beshiktashit janë vënë në hetim, pasi u përfshinë në një konflikt me njëri tjetrin, pas përfundimit të ndeshjes në “Air Albania” ditën e djeshme (3 gusht). Policia njofton se janë 14 tifozë të të dyja skuadrave që po procedohen penalisht.

Ditën e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Tirana – Beshiktash, tifozët u konfliktuan me njëri-tjetrin, në rrugën “Abdi Toptani”. Gjatë konfliktit, mbetën të lënduar lehtë personat me inicialet T. A., 28 vjeç, dhe V. M., 47 vjeç.  

Gjithashtu, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, u  dëmtua 1 edhe një automjet i parkuar në parkingun e një hoteli.    

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›