E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punime intensive, rikonstruktohet salla e seancave plenare

Tiranë, 31 gusht, NOA - Që pas mbylljes së sesionit parlamentar në muajin korrik, salla e seancave plenare është shndërruar në një kantier ndërtimi.

Në më pak se një muaj po punohet me një ritëm të jashtëzakonshëm për rikonstruksionin e saj.

Ky rikonstruksion ishte një sfidë dhe një ndërhyrje e tillë rrënjësore nuk ishte bërë që prej dhjetëra vitesh, edhe për faktin se parlamentet janë institucionet që konsiderohen në të gjithë botën si pjesë shumë e rëndësishme e imazhit të një vendi.

Përmes një pune të pabesueshme, në një kohë rekord, po rikonstruktohet gjithçka që ishte krejtësisht e amortizuar. Është punuar gjatë gjithë muajit gusht, dhe çdo detaj i punimeve është ndjekur ditë pas dite.

Por krahas punës për rikonstruksionin e sallës janë kryer edhe shumë punime të tjera për krijimin e mjediseve të ndryshme brenda godinës për gazetarët deputetët e të ftuarit.

Një punë rrënjësore është bërë në zyra, korridore e salla, ndërsa po rikonstruktohen të gjitha lozhat, lozha e gazetarëve, si dhe mjedise të reja që i shërbejnë punës së deputetëve.

Tavani i vjetër prej 450 m2 është shembur për tu zëvendësuar me një të ri, i cili do të ketë një ndriçim të ftohtë, nga më cilësorët.

Po riinstalohet dhe rikonfigurohet nga e para i gjithë sistemi elektronik.

Po ashtu, edhe sistemi elektrik i amortizuar po zëvendësohet me nje sistem nga më bashkëkohorët.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›