Isida Mollaymeri: Te jesh artiste ne shpirt, do te thote te kesh pengje Izaura Ndoj
E brishte, elegante dhe plot sharme na vjen permes kesaj interviste primabalerina klasike e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit. Prej me shume se 14 vitesh, skena dhe magjia e baletit kane qene dy komponente shume domethenes per te. Kjo eshte balerina Isida Mollaymeri, e cila per suplementin “Koha Tjeter” rrefen bilancin e sukseseve per vitin qe sapo lame pas, magjine e veprave shqiptare te cilat u ngjiten ne TKOB per 100 vjetorin e Pavaresise, shpirtin e saj artistik si dhe projektet artistike qe do ta shoqerojne gjate ketij viti. “Artisti dhe ne ditet e fundit te jetes, prape do t’i ngelet dicka peng, qe do te thote: Ah sikur ta kisha bere dhe kete...nuk arrin kurre te mjaftohet me kenaqesine dhe sukseset e veta. Une jam e lumtur qe me moshen qe kam, kam arritur shume. Me punen, vullnetin, deshiren dhe ambicien time do te bej hapin, pastaj do vrapoj pak me shpejt derisa te arrij te eci me hapa te medha. Jam artiste ne shpirt dhe besoj se kete e percjell me se miri tek publiku ne cdo debutim timin ne skene”,- thekson Isida. E cilter dhe plot thjeshtesi, ajo rrefen gjate kesaj interviste dhe perkrahjen e familjes dhe miqve te saj te cilet jane kritiket me te mire per sa i perket performancave te saj.
Sapo kemi hyre ne ditet e para te janarit dhe ju shikojme te angazhuar cdo dite ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit. Cilat jane pritshmerite per kete vit?
Si fillim i uroj te gjithe shqiptareve nje vit plot suksese lumturi e shendet... Si vit i ri qe eshte sigurisht qe une pres gjera te reja, jam gjithe force, vullnet dhe deshire per te perballuar nje vit akoma dhe me te ngarkuar se ai qe sapo kaloi. Do bej te pamunduren qe kete vit t’i realizoj vetes me shume deshira sec i kam realizuar vitin qe shkoj.
Si rezultoi 2012-ta per ju, pasi ishte nje vit i mbushur me shume ngjarje artistike ne kuader te Jubileut. Cila ishte vepra qe ju impresionoi me shume?
Viti 2012 ka qene nje vit i mbare per mua me shume angazhime dhe shume projekte dhe per shkak te 100 vjetorit te Pavaresise. E kam si rregull qe cdo fund vit te bej nje permbledhje me veten time duke pare se cfare kam bere kete vit. Cuditerisht edhe pse kam bere shume me dalin gjithmone te pamjaftueshme, prandaj i uroj vetes mbaresi per vitin qe sapo hyri, te jete pak me i mire se ky qe iku (qesh). Ndersa, nga veprat do thoja qe te gjitha ishin impresionuse nuk mund te vecoj nje, sepse me pelqejne te gjitha veprat shqiptare mbi te gjitha shijoj shume muziken e tyre.
Cili ishte kujtimi me i bukur qe moret gjate ketij viti qe lame pas?
Kujtimi...mendoj se kujtimi me i bukur ka qene cdo sukses qe kam marre per vitin qe kaloj. Me vjen mire qe kam shume arritje ne vitin 2012 dhe keto per mua jane kujtimet me te bukura.
Nje balerine klasike qe tashme ka bere emer. Mendoni se keni arritur suksesin e nje artisti pas kaq vitesh ne skene?
Artistit dhe ne ditet e fundit te jetes prap do t’i ngelet dicka peng, qe do te thote: Ah sikur ta kisha bere dhe kete...nuk arrin kurre te mjaftohet me kenaqesin dhe sukseset e veta. Une jam e lumtur qe me moshen qe kam, kam arritur shume. Me punen, vullnetin, deshiren dhe ambicien time do te bej hapin, pastaj do vrapoj pak me shpejt derisa te arrij te eci me hapa te medha. Jam artiste ne shpirt dhe besoj se kete e percjell me se miri tek publiku ne cdo debutim timin ne skene. Parimi im kryesor, pervec pastertis profesionale, eshte te percjell tek publiku te gjithe emocionin qe kam brenda vetes dhe te arrij ta bej edhe ate, pjese te kesaj ngjarjeje, perralle apo drame.
Karriera juaj artistike shenon nje game te gjere premierash kontemporane. Cilin balet klasik do te vecoje deri me tani?
Te parin do te vecoja “Liqenin e mjelmave” sepse ka qene vepra ime e pare qe kam marre pjese ne TKOB dhe eshte kujtim shume i vecante per mua. Pastaj kam “Zhizelin” qe e kam perzemert prej profesor Agron Aliajt, pasi ishte vepra e fundit qe punova me te duke shenuar nje kujtim te vecante ne repertorin tim. Ndersa, per sa u perket veprave te tjera, te gjitha me pelqejne duke vecuar baletin qe do me besoj nje rol brilant, “Endrra e nje nate vere” qe do te vihet per here te pare ne teatrin tone nga koreografi Arjan Sukniqi.
Shume artiste te moshes suaj kane eksperimentuar dhe skenat evropiane. Keni menduar ndonjehere te largoheni ju nga Shqiperia apo permbusheni me te gjitha angazhimet qe keni ketu?
Jam nje natyre shume e dashur dhe e perkedhelur, e rritur mes shume njerezve sepse jemi nje familje dhe fis shume i madh. Nuk mund te them se nese do isha jashte Shqiperie do isha me mire apo me keq, se kete se di, por mund te them qe ketu ku jam, jam shume mire mes familjes time qe nuk lene asnje shfaqje timen pa e pare, mes miqve te mi te cilet jane kritiket me te mire qe kam gjate gjithe ketyre viteve dhe mbi te gjitha, jam ne vendin tim ku ndihem e sigurt dhe me kembe ne toke. Jashte skenes shqiptare do te isha gjithmone e varur nga te tjeret dhe s’do isha e lumtur, sepse nuk do te kisha prane njerezit qe dua. S’do mundem kurre te jetoj vetem e larg njerezve qe per mua kane shume rendesi ne jeten time, mbi te gjitha do te isha bosh ne vetvete e s’do jepja kurre maksimumin tim. Per kete e njoh shume mire veten, prandaj jam me e sigurt ne skenen shqiptare.
Eksperienca dhe vitet qe mbani mbi shpine ju kane dhene emertimin primabalerina e TKOB-it. Si ndjeheni nga ky fakt?
Nuk eshte e veshtire ta arrish kete gje! E veshtire eshte ta mbash me dinjitet e profesionalizem ne vitet ne vazhdim. Kam nje ndjesi shume te mire dhe te lumtur, por eshte nje ndjesi me shume pergjegjesi mbi shpatulla.
Cila ishte dhurata me e bukur qe moret gjate festave te fundvitit?
Dhurata mora shume! Me e bukura ishte dhurata e mikeshes sime, Elones, ndersa me e keqja ishte qe nuk mora asgje nga dikush qe prisja nje dhurate, sepse te gjithe e dine qe une adhuroj te shkembej dhurata. Ne fakt kur nuk me bejne dhurata me duket vetja si ata femijet qe i zhgenjen babagjyshi i Vitit te Ri.
Ju thate se dhuratat jane shume te vyera per ju. Po ju cfare dhurate bete?
Kam bere shume dhurata te bukura, miqve, te afermve etj. Por, me te bukuren sigurisht qe ja bera prinderve, duke sjell motren nga Italia. Ishte nje surprize shume e vecante per familjen time.
Cilat jane projektet qe do t’u rikthejne gjate ketij sezoni artistik ne skenen e TKOB-it?
Sigurisht qe projektet jane te shumta brenda nje viti. Nuk me pelqen t’i rrefej te gjitha, pasi dua t’i le surprize. Kalendari artistik qe ka Teatri i Operes eshte me shume risi kete vit. Dua te them qe per mua si balerine, ky eshte vetem fillimi i karrieres sime artistike.