Forumi i Medias, Bollino: Prezenca e dy liderëve, akt respekti
TIRANE- Moderatori i Forumit të Medias, drejtori i La Gazzetta del Mezzogiorno Carlo Bollino konsideroi një akt respekti prezencën e dy liderëve politike në një tryezë të përbashkët.
“është një akt respekti prezenca e dy liderëve politikë në një tryezë. Koha e krizës pretendon jo ndarjen por bashkëpunimin mes forcave politike” theksoi zoti Bollino gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë për News24.
“Pas propozimit nga zoti Berisha për ballafaqim televiziv, shpresojmë të nisë një rrugë bashkëpunimi midis palëve” u shpreh Zoti Bollino.
Duke bërë një krahasim mes ndikimeve të krizës në median italiane dhe atë shqiptare, drejtori i La Gazzetta del Mezzogiorno u shpreh se tregu shqiptar dhe ai italian megjithëse tepër të ndryshëm , janë të prekur nga ulja e shitjeve dhe ulja e nivelit të reklamave.
Duke ju referuar mediave online, zoti Bollino konsideron se në këtë drejtim Shqipëria mbetet e paavantazhuar si rezultat i zgjerimit të kufizuar të internetit.
“Rruga online është rruga kryesore për të shpejtuar shtypin, demokracinë dhe lirinë e shtypit” nënvizoi zoti Bollino.
(e.n/BalkanWeb)