E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Mitrovicë. Nuk ka të lënduar

Në orën 3:00 të mëngjesit një mjet shpërthyes i aktivizuar nën një automjet në pjesën veriore të Mitrovicës, ka dëmtuar automjetin si dhe ka shkaktuar dëme materiale në një shtëpi pranë vendngjarjes. Sipas Policisë së Kosovës, shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Knez Millosh”, në qendër të qytetit, ndërsa mbeten ende të panjohur personat dhe motivet e këtij akti, ndërkaq konfirmon zhvillimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›