E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në sheshin Skënderbej, kaos në trafik

Prova e pare e bashkise duke bllokuar sheshin “Skenderbej” ka sjelle nje kaos ne trafik ne oret e para te mengjesit. Trafiku ne Tirane eshte bllokuar per disa ore nderkohe qe edhe punimet aktuale ne shesh vazhdojne te sjellin probleme ne qarkullimin e makinave, por edhe kembesoreve. Kryetari i bashkisë Edi Rama gjate nje inspektimi te punimeve edhe me keshilltarin e kryeministrit kuvajtjan, financuesi i sheshit “Skenderbej” tha se problemi i trafikut do te zgjidhet ne Tirane, vetem nese unaza e madhe dhe ajo e vogel behen funskionale dhe perfundojne punimet ne to.

“Sot është bërë vetëm një provë e parë. Kjo nuk mund të ndryshojë duke bërë një ndërprerje të menjëhershme dhe radikale të trafikut. është e domosdoshme të fillojë puna për mbylljen e unazës së vogël duke bërë shpronësimin tek INSIG-u, duke e kompletuar unazën, të fillojë puna për unazën e madhe” tha Rama.

Per zgjidhjen e trafikut ne Tirane, si pasoje e punimeve ne shesh bashkia vetem para disa ditesh beri publike dhe marrjen e masave duke i kthyer disa rruge me dy kalime, e duke hapur dhe uren e re qe lidh pallatet Agimi me ato Shallvare. Por deri tani marrja e masave nga ana e bashkise ka qendruar ne nivel deklaratash.

Edlira Sulejmani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›