E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbej, Rama replikon në distancë me Berishën

Edi Rama replikon ne distance me Sali Berishen per sheshin "Skenderbej". Nga Studio e Hapur ne Alsat kryeministri tha se kishte takuar ne Bruksel arkitetet belge, dhe gjate bisedes ata thane se nuk kishin dijeni se cfare po bente Edi Rama me projektin e tyre.

"Ata ishin 100 per qind dakord me mua. Une ndiqja nje nate avokatin kryesor, zedhenes kryesor te Rames, per sheshin. Dhe deklaroi ne menyre te perseritur tre ose kater here, se ndertesa prapa pallatit te kultures eshte garazh. Kur une i pyeta zoterinj ju thoni nga nje ane sdo kete makina, nga nje ane keni ndertuar garazh. C'garazh kemi ndertuar ne tha? Jo zoteri eshte pallat kongresesh ky, nuk eshte garazh. Vertete zoti kryeminister ju nuk e dini qe kjo nuk eshte parking", u shpreh Berisha ne Alsat.

Por ndaj verejtjeve kryeministrit reagoi paraditen e se merkures, kryetari i bashkise Edi Rama. Ndersa zoti Berisha tha se zoti Rama kerkon te heqe monumentin e Skenderbeut, por kryebashkiaku e mohon nje gje te tille.

"Se fundi, kam nje problem tjeter, kam problemin e Skenderbeut. Nuk ka shqiptar, besoj une, qe sheshi Skenderbe nuk donte te kete aty statujen e heroit", tha Berisha ne ne mbledhjen e qeverise.

"Per te garantuar patundshmerine e monumentit dhe te simbolit te sheshit nga vendi ku eshte qe kur eshte vendosur dhe ku do te mbetete gjithmone", u shpreh Rama.

Zoti Rama mohoi edhe deklaraten tjeter te kryeministrit qe ne shesh do te ndertohet nje piramide.

"Per shqiptaret nje piramide ne qender te sheshit eshte nje gje e papertypshme", tha Berisha.

"Nuk ka piramide, projekti ka gjurmen e nje piramide ne simboliken e vet", u pergjigj Rama.

Kryebashkiaku ju pergjigj kreut te qeverise dhe per ceshtjen e kullave . "Cilat ishin verejtjet, verejtjet ishin se bulevardi s'mund te bllokohet, smund te ndertohet kulla aty", eshte shprehur Berisha. "Ne kete projekt qe ne po ndertojme nuk ka kulla, ne po ndertojme sheshin Skenderbej", vijoi Rama.
Kreu i qeverise tha ne Studio e Hapur se duhet te zgjidhet patjeter ceshtja e trafikut. "Problemi me i madh i Tiranes sot se e njihni Tiranen, eshte trafiku. A mund te nxirret jashte funksionit linja kryesore e trafikut te qytetit pa e zevendesuar ate?", tha Berisha.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›