Prishtina zyrtare, pjesë e takimit të Sarajevës, si shtet
PRISHTINë- Qeveria e Kosovës, pavarësisht takimeve në Beograd të treshes diplomatike të Spanjës, Turqisë dhe Serbisë për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në takimet rajonale, e veçanërisht pjesëmarrjes në Samitin e Sarajevës, deklaron se vendi në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë nuk do të paraqitet ndryshe në çfarëdo takimi, veç si shtet i pavarur.
Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se Kosova ka qasje pozitive ndaj të gjitha vendeve dhe nismave për bashkëpunim rajonal. Por, sipas tij asnjëherë Prishtina zyrtare nuk do të marrë pjesë në takime pa identitetin e vet shtetëror.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës tha se asnjë kompromis tjetër përveç qëndrimit të Prishtinës nuk do të pranohet. Ai ndryshe tha se edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë tashmë se pengesë e bashkëpunimeve rajonale është Serbia, e cila ka logjikën e konfrontuese dhe dominuese ndaj vendeve tjera.
Kuçi tha se Prishtina zyrtare do të jetë pjesë e takimit të Sarajevës më 2 qershor.
(m.a/BalkanWeb)