Giffoni: Zgjedhjet serbe në Mitrovicën veriore, ilegale
PRISHTINë- Bashkimi Evropian është në rrugë të mirë për integrimin e serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës. Kështu deklaroi i dërguari i BE-së për veriun e Mitrovicës, Michael Giffoni.
Ai tha se zgjedhjet e Serbisë të paralajmëruara të mbahen në veri të Mitrovicës në fund të muajit maj janë ilegale dhe interesi i BE-së është që të ndihmojë komunitetet atje për zhvillimin ekonomik.
Hapja e Shtëpisë së Bashkimit Evropian në veri të Mitrovicës, sipas Giffonit, po ndikon në integrimin e shpejtë të serbëve të veriut të vendit. Ai tha se BE-ja është në rrugë të mirë për të arritur rezultate në këtë drejtim.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)