E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Integrimi i vendit kërkon reforma

Ndaj deklaratave qe kryeministri Berisha beri ne Studion e “Alsat” ka pasur nje seri reagimesh nga opozita. Sekretarja e marredhenieve nderkombetare ne PS Arta Dade duke komentuar qendrimin e Berishes ne lidhje me integrimin e vendit tha se ky proces nuk nenkupton thjesht aktin e dorezimit te pyestorit por kerkon reforma, transparence dhe zhvillim. Dade e akuzoi Berishen per qeverisje klienteliste e te korruptuar.

"Në çdo deklaratë e dalje të tij publike Kryeministri na provon se ai ende nuk e kupton se çdo të thotë integrimi i vendit në Bashkimin Evropian. Integrimi i Shqipërisë në Evropë, nuk nënkupton kurrsesi thjesht aktin formal të dorëzimit të pyetësorit të hartuar në fshehtësi, por në radhë të parë reformat, transparencën, modernizimin, zhvillimin dhe evropianizimin e vendit, duke filluar nga politika, ekonomia, shteti ligjor. Dhe këtë Sali Berisha nuk do ose nuk mundet ta kuptojë. Sali Berisha nuk do ose nuk mundet ta kuptoje se mënyra e tij e qeverisjes, klienteliste, autoritariste, e korruptuar dhe e papërgjegjshme, është jashtë çdo standardi evropian e demokratik. Një Shqipëri evropiane nuk mund të jetë kurrsesi një vend ku zgjedhjet vidhen nga shteti i dominuar nga pushtetin e ku qeveria ndalon transparencën me forcën e kartonëve", deklaroi Arta Dade.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›