"Apologjia e vërtetë e Sokratit" shfaqet në Paris

Teatri i njohur i Parisit, "La Palace" është vendi i radhës ku Mirush Kabashi ka triumfuar sërish me "Apologjinë e vërtetë të Sokratit". Thirrja e Sokratit që qytetarët të ngrihen kundër padrejtësive, mashtrimit, hipokrizisë, ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve të korruptuar, është mesazhi që Kabashi ka përcjellë në teatrin "La Palace".
"Apologjia e vërtetë e Sokratit" për herë të fundit është dhënë në Athinë. Vjena, Beogradi, në Pllovdivi i Bullgarisë, Kajroja, Torontoja, janë vetëm disa që tashmë kanë qenë nikoqire të kësaj shfaqjeje.
Mirush Kabashi me "Apologjinë e vërtetë të Sokratit" ka shkelur skena të njohura në botë dhe apologjia deri tani është reprizuar më shumë se 120 herë.