Punishtja pa vlerësime shëndeti
TIRANË - Punishtes së asgjësimit të municioneve në Gërdec i mungonte jo vetëm vlerësimi i ndikimit në shëndet, por dhe ai i ndikimit ne mjedis. Sipas shefes së epidimiologjisë në ISHP, Silva Bino, vendi ynë ende nuk ka një ligj ku të përcaktohet qartë një gjë e tillë, megjithë kërkesën e bërë prej vitesh tek ISHP-së. Si masë paraprake për mos përhapjen e ndonjë infeksioni në zonëen e Gërdecit, ISHP-ja, ka nisur vaksinimin e të gjithë trupave ushtarake dhe personave të tjerë që po punojnë në zonë. Sipas Binos, strukturave shëndetësore të ushtrisë iu janë shpërndarë rreth 300 doza vaksinimi, e ky proces do të zgjasë edhe në ditët në vazhdim.