E Diel, 1 Nëntor 2026

Puno dhe studio mundesi per te diplomuarit

17/09/2010Dhoma e Tregtise dhe Industrise ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes

Nje panair ne format te ri per sipermarresit dhe punekerkuesit e rinj

Nje mundesi e re per te orientuar tregun oferten dhe kerkesen. Keshtu e ka konsideruar kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Nikolin Jaka nismen me te re te formatit te panaireve per sipermarresit dhe kerkuesit per pune. Dhoma e Tregtise dhe Industrise prej kohesh ka perqafuar idene per te qene nje ndermjetes i duhur mes kerkuesve per studime atyre per pune dhe kompanive qe jane te interesuara per te pasur burimet e duhura njerezore. Kjo ide gjithashtu eshte mbeshtetur dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Ministria e Puneve Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Panairi do te hapet sot me 17 shtator 2010 ora 18.00. Nga kontaktet e vazhdueshme qe kemi marre nga kerkuesit per pune si dhe nga kompanite qe kane kerkuar te rekrutojne burime njerezore kemi marre nje leksion te qarte dhe per universitetet qe jane pjese e ketij eventi se ku duhet ti fokusojne kualitetet njerezore duke marre nje orientim te qarte per deget e reja - u shpreh Jaka. Kjo nisme eshte mbeshtetur edhe nga rektorati i Universitetit te Tiranes. Kreu i Konferences se Rektoreve Dhori Kule i pranishem ne prezantim vleresoi kete aktivitet si te nje rendesie te vecante per universitetet dhe burimet njerezore. Nje nga premtimet e hershme te Dhomes se Tregtise ka qene te mund te sjelle ne treg kualitete per kompanite dhe tu afroje mundesi reale te sapo shkolluarve. Dhe kete premtim po e ben realitet tashme. Zgjedhja e ketij formati erdhi pas nje mendimi te pjekur dhe per tu ardhur si duhet ne ndihme atyre qe perfaqesojne dhe atyre qe do te perfaqesojne. Panairet e punes ne dallim nga sherbimet e tjera te punesimit qe u adresohen dhe ndihmojne punetoret e pakualifikuar dhe qe nuk kane akses ne informacionin per tregun dhe vendet e punes u adresohen nje spektri te gjere punekerkuesish madje edhe specialisteve te diplomuar e specializuar ne universitete.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›