E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet administrata tatimore penalizon 403 biznese

18/09/2010Pajisjet fiskale

Vetem per nje muaj tatimoret kane penalizuar mbi 400 biznese pas kontrolleve te ushtruara ne terren. Sipas nje njoftimi zyrtar Drejtoria e pergjithshme e Tatimeve dhe strukturat e saj te varesise ne drejtorite rajonale ne zbatim te ligjit 9920 19.05.2008 Per procedurat tatimore i ndryshuar ka intensifikuar punen per te luftuar evazionin fiskal. Sipas njoftimit te kesaj drejtorie kjo eshte realizuar nepermjet formalizimit te biznesit kalimit te punonjesve ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga puna e zeze. Nderkaq vetem ne harkun kohor prej dates 20 gusht deri me 15 shtator 2010 ne drejtorine rajonale Tirane strukturat e saj te Drejtorise se Hetimit Tatimor Sektorit te Task Forces ne DPT dhe Drejtorise se Verifikimit ne terren kane evidentuar dhe penalizuar 403 biznese ku per 285 prej tyre eshte nxjerre Urdher Bllokimi si dhe jane evidentuar 503 punonjes te paregjistruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Procesi i mesiperm eshte shoqeruar edhe me masa konfiskimi te mallrave dhe aseteve dhe kallezim per ndjekje penale ne Prokurori. Nje pjese e konsiderueshme e penaliteteve ndaj biznesit eshte vendosur per mospajisje dhe mosperdorim te pajisjeve fiskale. Me kete rast Drejtoria e pergjithshme e Tatimeve fton te gjithe tatimpaguesit qe ne respektim te ligjit te vendosin dhe te perdorin pajisjet fiskale ne veprimtarine e tyre ekonomike - theksohet ne njoftimin Drejtorise se pergjithshme te Tatimeve. Administrata tatimore ne te gjitha nivelet e saj eshte e gatshme te ofroje informacion dhe asistence per te gjitha procedurat ligjore dhe kerkon mirekuptimin dhe bashkepunimin e biznesit ne kete proces. Me anen e ketij njoftimi Drejtoria e pergjithshme e Tatimeve dhe strukturat e saj vartese jane shprehur te vendosura te zbatojne me korrektesi dispozitat ligjore qe rregullojne procesin e vendosjes se ketyre pajisjeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›