“Punojmë për të gjithë shqiptarët, pa bërë dallime”
25/06/2009 Ministri Basha kërkon mbështetjen e socialistëve për projektin e PD-së
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, gjatë një takimi elektoral me banorët e Përrenjas–Fushë u ka bërë thirrje simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste që t’i bashkohen projektit të ndryshimit të Shqipërisë dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas Bashës, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka punuar dhe punon për të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim të bindjeve të tyre politike. Ai theksoi se e gjithë infrastruktura rrugore, e cila po rimëkëmbet dhe do të vazhdojë me ritme të larta, bëhet për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pa gjykuar aspak se cilën nga forcat politike ata mbështesin. “Rrugët do t’i shtrojmë anembanë vendit, ashtu siç po i shtrojmë, do të jenë për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike”, - ka deklaruar kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha. Duke iu drejtuar banorëve të Përrenjas–Fushë, ai ka nënvizuar se duke votuar numrin 10 në fletën e votimit ditën e zgjedhjeve më 28 qershor, do t’i jepet mbështetja dhe do të krijohet mundësia që qeveria të vazhdojë të rrisë rrogat dhe pensionet.