Rama: Nuk përjashtohet askush dhe nuk flitet keq për askënd
25/06/2009 Kreu socialist gjatë një interviste komenton bashkëpunimin me LSI-në
Kreu socialist Edi Rama lë të hapur rrugën për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me sa duket, nisur nga zhvillimet më të fundit në kampin e majtë, sidomos me afrimin te LSI-ja të ish-kreut socialist Fatos Nano, Rama ka preferuar të zbusë tonet, duke mos qenë i prerë në qëndrimin e tij për një bashkëpunim paszgjedhor vetëm me aleatët e tij në koalicionin “Bashkë për Ndryshim”. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” kreu i PS-së përjashtoi ekzistencën e mosmarrëveshjeve apo të një klime të acaruar mes partisë që ai drejton dhe LSI-së. “Ne nuk kemi asnjë situatë të acaruar me askënd. Ne kemi një fushatë festive, pasi ajo është një mundësi që të mbledhë njerëzit si asnjëherë tjetër, jo për të thirrur “Poshtë filani!”, por për të ngritur njëri-tjetrin dhe për të ngritur lart Shqipërinë. Në këto mjedise të jashtëzakonshme dhe në këto atmosfera që krijohen në sheshet e Shqipërisë, nuk përjashtohet askush dhe nuk flitet keq për askënd, por flitet për të ardhmen, flitet për momentin historik, siç janë zgjedhjet. Shqiptarët më 28 qershor do të bëjnë histori si në vitin 1992, duke mbyllur një epokë dhe duke hapur një epokë të re”, - vuri në dukje Rama. Madje, si për t’i mëshuar më tej një çështjeje të tillë, kreu socialist nënvizoi se “kjo nuk është beteja e radhës mes një partie dhe një partie tjetër, dhe jo beteja e një njeriu që do të bëhet kryeministër me një njeri që do të mbetet kryeministër. Është kjo arsyeja pse PS-ja po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje dhe pritet gjithnjë e me më shumë entuziazëm në të gjitha qytetet, sepse shqiptarët do të votojnë për ndryshimin”. Ndërkohë që sipas tij në rast fitoreje 100 ditët e para do të jenë të fokusuara te plani i masave për reformimin e qeverisjes për të krijuar kushtet që makina e qeverisë të vihet në lëvizje dhe t’i nënshtrohet një remonti kapital për të ndërhyrë dhe për të bërë operacione radikale, gjëra të tilla që do të lejojnë që institucionet qendrore si dhe agjencitë shtetërore të fillojnë të përgatitën për të përballuar të gjitha pikat e programit të PS-së.
Plani ekonomik
“Ne do të rihapim menjëherë negociatat dhe do të nënshkruajmë programin e bashkëpunimit me FMN-në e këtu do t’i krijojmë Shqipërisë mundësinë që ketë akses në fondin e ndihmës që kalon përmes FMN-së për vendet që kalojnë këtë krizë, që ka prekur edhe ekonominë shqiptare”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij, duke e cilësuar kështu një veprim të tillë si një nga zgjidhjet e domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza.