Rreth 270 familje nuk kanë marrë shpërblimin prej 5000 lekë
25/06/2009 Shpërblimi për lindjet
Rreth 270 familje të reja në qytetin e Fierit, që kanë sjellë në jetë fëmijë, nuk kanë marrë shpërblimin që duhet të shpërndajë bashkia e qytetit. Ky numër është mbartur nga viti i kaluar, ku sipas ligjit çdo foshnjë që vjen në jetë merr nëpërmjet prindërve të tyre shpërblimin prej 5000 lekë të reja. Sipas drejtueses së departamentit të financë-buxhetit në Bashkinë e Fierit Antoneta Dhima, prindërit e foshnjave të porsalindurve kanë dorëzuar pranë Bashkisë certifikatën lindjes, por nuk kanë mundur të shpërblehen, pasi mungojnë fondet për këtë qëllim. “Nga ana e Bashkisë, - ka thënë Antoneta Dhima, - është bërë një kërkesë pranë Ministrisë së Brendshme më datën 1.04.2209 dhe kërkesa përfshin 3 milionë lekë të domosdoshme dhe në bazë të regjistrimeve të deritanishme dhe verifikimeve të lindjeve deri në fund të vitit 2009. Jemi në pritje, kur ky fond do të akordohet nga ana e Ministrisë, ne do të bëjmë shpenzimet në bazë të ligjit të përcaktuar. Ligji për shpërblimin e foshnjave të porsalindura është miratuar rreth 2 vjet më parë për t’u afruar standardeve të familjes evropiane, por duket se për foshnjat fierake kjo gjë nuk është zbatuar.