E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musmurati takon fshatrat e rrethit të Zhegrës

Basri Musmurati zëvendësministër i pushtetit lokal të enjten ka qëndruar në Zhegër ku ka takuar përfaqësuesit e fshatrave të komunës së re. Musmurati tha për rajonipress se MAPL e ka obligim ligjor që të komunikojë me banorët dhe fshatrat për t`ua sqaruar të gjitha procedurat e themelimit të komunës së re.”Unë e pashë një disponim të mirë tek të gjithë banorët e këtyre fshatrave të cilët me të drejtë pyesin se kur po fillon ndërtimi i administratës, objekti i ri dhe konkurset rreth punësimit. Ajo çka është e rëndësishme është fakti se komuna e re është pritur me një entuziazëm të madh nga fshatrat e Zhegrës të cilat e shohin si mundësi dhe një ringjalle të ekonomisë dhe turizmit në këto anë” tha Musmurati, raporton rajonipress.

Musmurati tha se u ka sqaruar fshatrave se tani të gjitha kompetencat rreth komunës së re të Zhegrës janë në duar të MAPL dhe realisht më nuk ka punë Iniciativa Qytetare e Zhegrës(IQZH) e cila deri tani është udhëhequr nga Shukrije Ramadani.

Musmurati tha se IQZH ka bërë një punë të mirë sepse ka bërë disa analiza dhe disa studime të cilat neve na duhen , por e rëndësishme është që zonat kadastrale të jenë të unifikuara dhe të identifikuara.

Musmurati tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur mund të nisë procesi i komunë së re për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen në vjeshtë.”Ne jemi të obliguar që t`i nisim të gjitha procedurat e kërkuara me ligj dhe pastaj i mbetet Kuvendit të Kosovës që të nxjerr ligjin mbi komunat e reja” tha Musmurati. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›