Biznesi i siguruar, akuza per zjarrvenie
TIRANE - Zjarri qe ka shkrumbuar fabriken e prodhimit te mobilieve "Ardeno", qe ndodhet ne kilometrin e dyte te autostrades Tirane-Durres, duke shkaktuar nje dem per me shume se 5 milione eurosh, dyshohet se eshte i qellimshem. Kete e kane thene pronaret e fabrikes se mobilieve. Ngjarja e rende ndodhi ne oren 03:00 te mengjesit te djeshem, kur nje zjarr qe, ende nuk dihet se pse ka rene, ka djegur plotesisht brenda pak oreve fabriken, magazinat e saj dhe te gjithe lenden drusore qe ndodhej ne stazhonim. Sic bejne te ditur njerez te afert pronarit te ketij biznesi, Tonin Aliajt, fabrika eshte e siguruar ne Itali, ne nje prej kompanive te sigurimit atje. Nderkohe qe dhe pse ende nuk ka nje perfundim te hetimeve dhe nxjerrje te shkaqeve te ketij zjarri qe shkrumboi nje biznes 15-vjecar, pronari i saj, ka deklaruar se, zjarri qe ka rene ne fabriken e tij, te jete i qellimshem. Mesohet se, gjate deshmise se tij, Aliaj te kete dhene dhe mendimet e tij, ne lidhje me zjarrin.
Flaket
Firma "Ardeno" e prodhimit te mobilieve, kryesisht tavolinave dhe karrigeve, qe ushtron aktivitetin ne autostraden Tirane- Durres, rreth 2 kilometra larg kryeqytetit, u perfshi ne te gdhire te dites se djeshme, nga nje zjarr i fuqishem, shkaqet e te cilit ende nuk jane percaktuar. Zjarri qe shkaktoi deme te konsiderueshme materiale ne kete firme, eshte ndezur rreth ores 03:00 per te vijuar deri pas mesdites se djeshme, kur ai u shua plotesisht, fale nderhyrjes se forcave zjarrfikese, te cilat u mbeshteten edhe nga forcat e policise dhe te ushtrise. Flaket e zjarrit rrezikuan perhapjen e tyre ne dy depozita te gazit, qe ndodheshin shume prane murit rrethues te kesaj firme.
Hetimet
Vatra e zjarrit qe shpertheu ne kompanine e perpunimit te drurit "Ardeno" mendohet te kete shperthyer ne lokalin qe ndodhej ne katin e trete te godines se kesaj kompanie. Lajmi eshte mesuar nga burime te policise, pas marrjes se deshmive te personelit qe kane pare, sesi flaket kane perpire menjehere gjithe godinen e fabrikes. Dyshimet e para bien mbi nje shkarkese elektrike qe mund te kete ndodhur. Grupi hetimor ka hyre ne vater per te mbledhur provat e per te vertetuar shkencerisht, se cili ka qene shkaku i flakeve qe rrezikuan banesat dhe godinat e kompanive te tjera private ne ate zone. Por deri mbremjen e djeshme, nuk eshte bere e ditur asnje gje, ne lidhje me shkaqet e ketij zjarri qe shkrumboi nje prej bizneseve te njohura te kryeqytetit.
Precedenti
Kater dite me pare vetem dy kilometra larg nga kjo firme ra nje zjarr tjeter. Ai pershiu firmen "Henry" shpk, po ne autostrade e cila prodhonte dhe tregtonte materiale hidrosanitare, e cila u shkrumbua e gjitha, duke pesuar nje dem prej me shume se 3 milione eurosh.
Artan Cena