Shperthen depozita e solarit, nje i plagosur
Lushnje - Shperthen depozita e solarit ne nje baxho fshati dhe ka plagosur nje 21-vjecar, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe ka shkaktuar panik tek punonjesit, qe ndodheshin aty. Ngjarja ka ndodhur ne Gradishte te Lushnjes. Ka qene ora 16:00, kur punonjeset e nje baxhoje, prone e familjes Krasniqi, kane degjuar nje shperthim dhe nje tronditje te fuqishme. Ato kane dale menjehere jashte per te pare se cfare kishte ndodhur. Gjuhet e flakeve ishin ngritur disa metra mbi godinen e baxhos dhe tymi kishte nisur te shperndahej gjithandej. I vetmi qe kishte marre demtime ishte 21-vjecari Admir Krasniqi, i cili ne momentin e shperthimit ndodhej prane depozites. Depozita ishte vendosur nga pronari i baxhos ne fund te godines ne anen e jashtme te saj, me qellim evitimin e kontakteve te aferta me temperaturat e larta te makinerive. Pikerisht per kete arsye shperthimi i saj nuk ka shkaktuar deme ne njerez apo dhe ne materiale, te cilat kane qene te pa perfillshme. Sipas punonjeseve, solari perdorej si lende djegese per te ngrohur furrat apo per ne procesin e zierjes se qumeshtit perpara pergatitjes per djathe. Mungesa e vazhdueshme e energjise elektrike por dhe kostoja e kesaj te fundit, i kishte detyruar pronaret e baxhos qe te perdorin per aktivitetin e tyre privat solarin. I plagosuri, 21-vjecari Admir Krasniqi ka pesuar djegie ne fytyre dhe nuk ka rrezik per jeten.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj