E Diel, 1 Nëntor 2026

Muslimanët shqiptarë festojnë nesër Kurban Bajramin

Festimi i kësaj feste përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, fillon në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falin namazin.

Për këtë ditë të shënuar therret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit, po pranohen edhe kafshë të tjera. Familja që e therr mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t'u serviren edhe miqve.

Ndërkohë, të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.  Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë myslimane. Disa vite më parë, kur besimi fetar ishte i ndaluar në Shqipëri, ritet fetare kremtoheshin fshehurazi. Ndonëse pa bujë, në shumë familje tradicionale, shqiptarët i kushtonin një fond të veçantë kremtimit të kësaj feste. 

Kurban Bajrami, tashmë një ditë feste zyrtare, kremtohet prej vitesh nga të gjithë shqiptarët, pa harruar këtu devotshmërinë e besimtarëve myslimanë në këtë ditë, e cila shënon flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit, në emër të dashurisë për njeriun.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›