Ndërtuesit: Qeveria nuk na ka shlyer detyrimet
Sipas tyre, shuma që Qeveria i detyrohet shkon në 70 milionë euro. Shoqata e Ndërtuesve kërkoi shlyerjen sa më parë të këtij borxhi nga ana e qeverisë duke marrë parasysh faktin se kompanitë ndërtuese janë detyruar të marrin kredi me interesa të lartë për blerjen e materialeve të nevojshme për të përballuar vrullin e lartë të punimeve para zgjedhjeve.
“Nga ana e institucioneve shtetërore ka një detyrim kontraktual të papaguar që arrin mbi 70 milionë euro, i cili duhet të ishte shlyer deri në fund të muajit maj. Bëhet fjalë për tenderët e bëra në vitin 2008 dhe që kanë vazhduar punimet edhe në vitin 2009 kur u ngarkuan me ritme të larta për fushatën elektorale”, deklaroi Maksim Muçi, drejtor i SHNSH-së.
Madje, sipas tij, borxhi prej 70 milionë eurosh duhet të ishte shlyer deri në fund të muajit maj dhe se situata e rënduar financiare rrezikon të dërgojë në faliment disa prej kompanive ndërtuese.
“Këto shoqëri po shkojnë drejt falimentimit financiar në kushtet kur shoqëritë kanë marrë kredi me interesa të larta për blerjen e materialeve, pajisjeve dhe makinerive për të përballuar volumin dhe ritmin e lartë të kërkuar për realizimin e objekteve të tenderuara. Është krijuar një zinxhir detyrimesh të pashlyera që çon në dëmtimin e ambientit”, shtoi Muçi.
Pas marrjes në dorëzim të punimeve të bëra nga kontrollorët, kompanisë që ka bërë punimet duhet t’i jepet e drejta nga degët e thesarit që të tërheqë shumën e parave të caktuara për atë volum punimesh. Nisur nga ky fakt, një serë ndërtuesish iu drejtuan degëve të thesarit në përputhje me rregullat për të kërkuar pagesën, ndërkohë që u kthyen me duar bosh pasi sipas zyrtarëve, një problem në sistem e bënte të pamundur shlyerjen e tyre.