E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e OSSH-së, në test për njohuritë profesionale

01/04/2009  Fier, flet drejtori Arjan Bibo: Evidentohen punonjësit me aftësi për të ruajtur vendin e punës

FIER- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në Fier do të testojë të gjithë administratën e punonjësve për të vlerësuar aftësinë profesionale për ruajtjen e vendit të punës. Sipas drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Fier, Arjan Bibo, rreth 6400 punonjës të kësaj ndërmarrjeje, do të merren në provim që ka për synim të nxjerrë në pah, nëse çdo punonjës është i aftë të drejtojë dhe menaxhojë vendin e tij të punës dhe të realizojë detyrat e ngarkuara. Kjo do të thotë se të gjithë ata që nuk do ta kalojnë këtë provim, rrezikojnë të humbin vendin e punës.

Testimi

“Nga data 1 prill, ka thënë drejtori i OSSH-së Fier, Arjan Bibo, fillon testimi i gjithë punonjësve të këtij operatori në Fier. Edhe drejtoria zonale Fier do të fillojë testimin e punonjësve të saj, ku sipas rezultateve në punë, Kodi i Etikës, marrëdhëniet që kanë punonjësit me abonentët dhe aftësitë profesionale të tyre. Ky testim bëhet se ka për bazë rezultatet në punë, sepse OSSH-ja, si ndërmarrje e madhe që është, ka njerëz të aftë dhe të paaftë që marrin rrogën kot sepse nuk kryejnë detyrat. Mosrealizimi i detyrave vjen si pasojë edhe të abuzimeve në rrjet dhe si rezultat i mungesës së aftësive të punonjësve tanë. Ne kemi pasur raste ku nuk realizohet plani, ka neglizhenca, ka pasur edhe raste kur sjellja e punonjësve të OSSH-së nuk është në lartësinë e duhur me abonentët, plus dhe aftësitë e tyre profesionale në punë, pasi ka punonjës që janë futur në punë saj mikut dhe jo aftësisë së tij”. Megjithatë, edhe pa u vendosur ky kriter, pohohet se ka defekte gjatë kryerjes së detyrave në këtë institucion. Rreth 40 punonjës në terren, apo në administratën e saj janë paralajmëruar për pushim nga puna nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pasi janë gjetur shkelje dhe abuzim me detyrën në faturim të energjisë apo në cenim të sistemit të matjes dhe lidhjeve të paligjshme të padeklaruara. “Ka pasur 43 raste të vërejtjeve me paralajmërim për pushim nga puna dhe 2 pushime nga puna”,-ka thënë Bibo. Këto për mosrealizim të planit dhe moskryerjes së detyrave funksionale”. Me privatizimin e këtij sistemi mendohet se të gjitha këto probleme do të reduktohen dhe fillimisht është nisur me provën e parë që është testimi i çdo punonjësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›