Ndryshon struktura e arsimit profesional
01/04/2009 Përveç bursave sistemi mësimor do të kalojë 2+1+1, duke u hapur udhë edhe studimeve të larta
Rreth 9 milionë euro janë akorduar nga KE-ja për të financuar në këtë fushë
Duke filluar nga viti i ardhshëm mësimor, shkollat e mesme profesionale do të funksionojnë në bazë të një strukture të re, e cila synon jo vetëm tërheqjen e më shumë nxënësve drejt këtij profili, por dhe plotësimin e kërkesave të tregut të punës, që janë në rritje për këtë lloj arsimimi. E veçanta e reformimit të këtij sistemi arsimor do të jetë përshtatja e diplomave dhe e certifikatave me ato që jepen në vendet fqinje, çka do të thotë se nxënësit që do të certifikohen në programe të ndryshme të ciklit profesional, diplomat e tyre do të jenë të njohura edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Këto përparësi janë publikuar gjatë konferencës së organizuar nga grupi donator “DACH–PLUS”, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Berisha si dhe ambasadori i KE-së Helmuth Lohan.
Ndryshimet
Gjatë vitit të ardhshëm shkollor do të zbatohet për herë të parë “struktura” e re e shkollave profesionale, e cila ka përqasje me atë të shkollave profesionale të vendeve evropiane, që do tu përshtatet më shumë nevojave reale që ka tregu i punës në vend. Modeli i ri lë të hapur mundësinë e vazhdimit të shkollës së lartë nga kjo kategori nxënësish. “Sistemi i reformuar i arsimit profesional (AFP) bart konceptin e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe mundëson akumulimin, transferimin dhe njohjen e krediteve për arritjet e fituara me forma dhe mënyra të ndryshme, duke u përshtatur gradualisht me standardet dhe nivelet e kualifikimit të pranuara nga Bashkimi Evropian”, - ka deklaruar ministri i Arsimit Fatos Beja. Një ndër pikat kryesore të këtij profili është rritja e numrit të nxënësve që do të ndjekin këtë profil, nga 22 në 40 për qind të nxënësve që do të vijojnë arsimin e mesëm. Për të realizuar një gjë të tillë, janë parashikuar dhe përkrahje të nxënësve me bursa. Gjatë 2008-s, për të motivuar ndjekjen e shkollave të profilit bujqësor, u dhanë bursa për të gjithë nxënësit me mesatare mbi notën 8, pavarësisht kritereve ekonomike; për vitin e 2009 e në vijim është planifikuar që tu jepen bursa të gjithë nxënësve që do të fillojnë në vitin e parë të këtyre shkollave, pavarësisht kritereve ekonomike dhe notës mesatare. Gjithashtu është parashikuar që në tre vjetët e ardhshëm të ndërtohen 6 shkolla tekniko-profesionale, si dhe do të zgjerohen kapacitetet e shkollave ekzistuese.
Realizimi
Ajo çfarë parashikohet të sjellë zbatimi i ndryshimeve të propozuara sipas specialistëve lidhen me praktikat pozitive të bashkëpunimit dhe partneritetit në AFP brenda kuadrit ligjor ekzistues. Ky projekt synon rritjen e numrit të nxënësve dhe kursantëve në arsimin dhe formimin profesional; zbatimin e llojeve bashkëkohore të kurseve si të mësuarit gjatë gjithë jetës, aplikimin e sistemit 2+1+1, duke i lënë hapësirë edhe arsimit të lartë, zhvillimin e arsimit të pasmesëm; reformimin e organizimit dhe funksionimit institucional të sistemit në kuadër të afrimit të AFP-së me tregun e punës dhe të rritjes së numrit të nxënësve dhe kursantëve.
Njohja e certifikatave
Nxënësit që do ti nënshtrohen arsimit profesional, duke filluar nga viti i ardhshëm mësimor, do të certifikohen me të njëjtat diploma dhe dëshmi njohurish që jepen dhe në vendet e tjera fqinje. Lidhur me këtë ministri i Arsimit Fatos Beja ka pohuar: “Kemi përfunduar dhe jemi në finalizimin e procedurave të miratimit të kornizës shqiptare të kualifikimeve, e cila bën përshtatjen e sistemit tonë edukativ me kornizën evropiane të kualifikimeve. Hap ky shumë i rëndësishëm për njësimin e certifikatave dhe diplomave të nxënësve tanë me ato të moshatarëve të tyre evropianë dhe njëkohësisht një garanci për një kërkesë-ofertë aftësish profesionale të ngjashme në tregun tonë si në tregun rajonal, ashtu dhe kontinental. Brenda pak kohësh do të kalojë për miratim në qeveri e në Parlament ndryshimi i ri për ligjin e arsimit profesional.
Orientimi i nxënësve
Në publikimin e strukturës së re të arsimit profesional që do të ndiqet në vijim, i pranishëm ishte dhe kreu i kabinetit qeveritar Sali Berisha. Kryeministri shprehu edhe një herë gatishmërinë e qeverisë që ai drejton për ta pasur arsimit dhe formimin profesional (AFP) prioritet brenda fushës së arsimit. Gjithashtu ai premtoi dyfishimin e buxhetit për AFP-në si dhe mbështetje të mëtejshme për të arritur synimin e një niveli më të lartë regjistrimi nga 22 për qind e nxënësve që e ndjekin aktualisht në 40 për qind të nxënësve që frekuentojnë shkollat profesionale. Kryeministri kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më transparent dhe më pak burokratik mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës, që janë institucionet përgjegjëse për zhvillimin e arsimit profesional në vend që të plotësojë kërkesat e tregut të punës.
Fondet për 2009-n
Ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri Helmuth Lohan, ka deklaruar se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë dhe financojë zhvillimin e arsimit profesional në vendin tonë. Megjithatë, sipas tij, pesha më e madhe në zhvillimin e këtij sektori bie mbi qeverinë shqiptare dhe reformat e mëtejshme që duhet të ndërmarrë ajo në kuadër të zgjerimit të këtij profili arsimor, gjë për të cilën kërkohen gjithnjë e më shumë nevojë në tregun e punës. Sipas Lohan, projektet që KE-ja ka planifikuar të financojë në këtë fushë nëpërmjet programeve “IPA”, do të kapin shifrën prej 9 milionë euro në vitet 2008–2009). Përkundrejt kësaj ministri i Punës Anastas Duro ka pohuar se “transformimet që sollën lindjen e ekonomisë së tregut kanë shtruar para shoqërisë nevojën për nivele të reja kualifikimi në drejtim të teknologjive e shërbimeve të reja.”
Bursat
Gjatë 2008-s, për të motivuar ndjekjen e shkollave të profilit bujqësor, u dhanë bursa për nxënësit me mesatare mbi 8, pavarësisht kritereve ekonomike. Ndërsa për 2009-n e në vijim është planifikuar që tu jepen bursa të gjithë nxënësve që do të fillojnë në vitin e parë të këtyre shkollave, pavarësisht kritereve ekonomike apo notës mesatare të arritur.
Rritja
Ndryshimet e përcaktuara në strukturën e re synojnë që në rang vendi të bëhet e mundur tërheqja drejt arsimit profesional 40 për qind të nxënësve që duan të ndjekin arsimin e mesëm. Për realizimin e këtij objektivi MASH ka hartuar një program afatmesëm deri në vitin 2013, në të cilin parashikohen një sërë masash mbështetëse, veçanërisht nëpërmjet bursave.
Pajisjet
Po ashtu, për ti bërë shkollat profesionale më tërheqëse dhe për zgjerimin e kapaciteteve të tyre, u është kushtuar rëndësi rikonstruksioneve të shkollave si dhe zgjerimit apo ndërtimit të konvikteve, si mbështetje për nxënësit e zonave rurale. Ndërsa për përgatitjet profesionale janë pajisur shkollat me bazat laboratorike që janë të domosdoshme për procesin mësimor.