E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit në protestë për pagesën

01/04/2009  Nuk u jepet shtesa e miratuar

SHKODER- Ditën e mërkurë fillojnë protestat paralajmëruese të të verbërve në Shkodër. Sipas shoqatës së të verbërve të Shkodrës, protesta që do të organizohet nesër para prefekturës së qarkut të Shkodrës, ka si qëllim presionin e ligjshëm ndaj strukturave përkatëse shtetërore për të plotësuar të gjitha kërkesat që ata kanë ngritur prej kohësh. Po sipas kësaj shoqate kërkesa kryesore e tyre është pagesa sipas shumës që u takon realisht dhe sipas asaj që u jep shteti. Kreu i shoqatës së të verbërve të Shkodrës, Zef Vushaj, ka deklaruar për mediat se protesta bëhet për të mënjanuar padrejtësinë që u bëhet anëtarëve të shoqatës në drejtim të pagesës. Sipas Vushajt, të verbrit në Shkodër marrin një pagesë mujore 8.700 lekë të reja, ndërkohë që paga e tyre duhet të ishte në vlerën 10.700 lekë të reja”. Më datën 1 gusht 2005 është bërë shtesa për pagat e të verbërve. Deri tani anëtarët e shoqatës së të verbërve nuk e kanë marrë këtë shtesë. Kjo është një padrejtësi tepër e madhe që i bëhet kësaj kategorie të shoqërisë sonë”, thekoi Zef Vushaj. Njëkohësisht Vushaj bëri të ditur se shoqata i kërkon shtetit shqiptar që të rrisë realisht pagën, në mënyrë që të verbrit të marrin në dorë 10.700 lekë. Përveç kësaj kërkese Vushaj vuri në dukje se kërkesa tjetër e rëndësishme është marrja e të gjitha parave të prapambetura nga shtesa që në vitin 2005. Më tej Vushaj bëri të ditur se të verbrit kërkojnë më shumë vëmendje ndaj tyre në drejtim si të strehimit, ashtu dhe të punësimit, pasi prej vitesh askush nuk po kujtohet për ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›