E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e administratës me tituj shkencorë 30 mijë lekë shpërblim në muaj

Të gjithë punonjësit e administratës publike me tituj ose grada shkencore, apo me kualifikime ose mastera, do të përfitojnë edhe këtë vit rritje të tjera në pagat e tyre. Departamenti i Administratës Publike ka miratuar për të dytën herë (shpërndarja e shtesave për kualifikimet është zbatuar për herë të parë gjatë vitit 2007) shpërblimet financiare për të gjithë punonjësit e administratës, të cilët disponojnë grada, tituj shkencorë dhe mastera. Shpërblimet vijojnë nga 30 mijë deri në 10 mijë lekë në muaj. Përfitues do të jenë të gjithë ata punonjës që kanë mbrojtur master jashtë dhe kanë tituj profesorë. Por ndryshe nga viti i kaluar, shtesat e zyrtarëve të kualifikuar do të jenë 5 mijë lekë më të larta dhe kjo për ata punonjës që kanë marrë tituj në Perëndim. Për vitin 2007, shtesat e pagave për kualifikimin “doktoraturë” ishin 25 mijë lekë, kurse për vitin 2008 për këtë nivel do të jenë 30 mijë lekë. Vendimi për dhënien e shtesave të punonjësve i shtrin efektet financiare nga 1 janari i këtij viti. Janë 1000 punonjës të administratës që do të përfitojnë shtesa për kualifikimet e tyre. Më konkretisht, shtesa më e lartë do të jetë për zëvendësministratat, të cilët mbajnë titullin profesor. Shtesa e pagës së tyre për këtë vit do të jetë 30 mijë lekë. Po ashtu për drejtorët e kabinetit të Presidentit, kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit në rast se ata mbajnë titullin “profesor i asociuar” do të përfitojnë një shtesë prej 25 mijë lekësh. Edhe këshilltarët dhe ndihmësit e tre institucioneve kryesore të vendit, të cilët mbajnë titullin profesor i asociuar, do të përfitojnë shtesë të pagës në vlerën e 25 mijë lekëve. Shtesat më të ulëta për kualifikim janë për përgjegjësit e sektorit, juristët, koordinatorët apo specialistët e institucioneve kryesore, por edhe të drejtorive të ministrive. Kjo kategori zyrtarësh, të cilët kanë kryer studime specializuese afatgjata, do të marrin shpërblim prej 10 mijë lekësh. Për ata që kanë kryer master të nivelit të dytë do të marrin shtesa prej 20 mijë lekësh në muaj. Fatura financiare për shpërndarjen e shpërblimeve do të jetë në vlerën e 90 milionë lekëve. Nga ky vendim nuk përfitojnë pedagogët, pasi këta aktualisht paguhen në bazë të titujve, kualifikimeve ose gradave shkencore që kanë. Gjithashtu, përjashtim bëjnë edhe Kryeministri, ministrat, kryetarja e Kuvendit dhe Presidenti, pasi Kushtetuta nuk lejon që ata të marrin shpërblim tjetër përveç pagës.

Pozicioni Kualifikimi Shtesa(lekë/muaj)

Zëvendësministër Profesor 30.000

Drejtor Kabineti i Presidentit Prof. i asociuar 25.000

Kryetari i Kuvendit 25.000

Kryeministri 25.000

Zëvendëskryeministri 25.000

Këshilltari i Presidentit 25.000

Ndihmës i Presidentit 25.000

Sekretar i Përgjithshëm 25.000

Ndihmës i zëvendëskryeministrit Doktor i shkencave 20.000

Drejtor kabineti i ministrit 20.000

Këshilltar i ministrit 25.000

Drejtor Departamenti 25.000

Drejtor i përgjithshëm 25.000

Drejtor 25.000

Tituj të tjerë

Studime specializuese afatgjata 10.000

Master i nivelit të dytë 20.000

3 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›