E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF-FFK, Duka takohet me Vokrrin

Ne ambientet e Federates Shqiptare eshte zhvilluar dje takimi i programuar mes presidentit te FSHF-se, Armand Duka, dhe delegacionit te kryesuar nga presidenti i Federates Kosovare, Fadil Vokrri, Takimi ka qene mjaft konstruktiv dhe pervec theksit te vene mbi marredheniet vellazerore mes dy federatave, kreret e institucioneve perkates kane rene dakord qe te krijohet edhe nje komision koordinues, ku dy sekretaret e pergjithshem, Bici (FSHF) e Saliu (FFK), do te kene peshen kryesore ne rrugetimin e FFK-se drejt FIFA-s e UEFA-s. Ne te gjitha temat e bisedimeve eshte vene re nje perputhje e shkelqyer e ideve dhe e strategjive qe do te ndertohen ne te ardhmen ne te miren e futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit eshte e angazhuar per ta ndihmuar FFK-ne ne te gjitha drejtimet, derisa ajo te arrije te ingranohet si anetare me te drejta te plota ne FIFA dhe UEFA. Te ndergjegjshme se ky proces, do te jete nje sfide serioze, qe do te kerkoje kohe dhe angazhim te madh, te dyja Federatat kane rene dakord qe pervec strategjise qe do te ndertohet ne menyre bilaterale, Federata Shqiptare e Futbollit te perdore te gjitha autoritetin dhe lidhjet e saj, per te bere te mundur sa me shpejt afrimin e tij. Nga ana e tij, presidenti Duka ka premtuar se do te ndihmoje homologun e tij, Vokrri, ne ngritjen e nje strukture moderne administrative, si dhe ne permiresimin e rregulloreve apo kualifikimit te trajnereve. Ky takim ka konfirmuar edhe njehere tjeter marredheniet e shkelqyera mes dy Federatave dhe ka hedhur themelet e nje bashkepunimi te ngushte dhe afatgjate mes dy institucioneve te futbollit, te Shqiperise dhe Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›