E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket ne proteste per pensionet

Ushtaraket ne lirim protestojne ne sheshin qendror te qytetit te Fierit ne kerkim te statusit dhe rritjes se pensioneve, sipas vendimit te drejtesise. Diten e djeshme, rreth 100 ish-ushtarake kane dale ne nje tubim paqesor para Prefektures me parulla per mbrojtjen e se drejtes dhe zbatimin e ligjit. Madje, protestuesit kane hedhur edhe parulla kunder qeverise, e cila nuk po i mbeshtet per rritjen e pensioneve, duke mos i perfshire ne skeme. Duke demonstruar me veprime, si nxjerrjen e xhepave bosh, drejtuesit e protestes kerkuan edhe zbutjen e cmimeve te larta, pasi jetesa nuk mund te perballohet. Te pranishem gjate tubimit kane qene kryetari i deges se shoqates per Fierin, Ruzhdi Xhepa, si dhe nje perfaqesues i ardhur nga Tirana, Hasan Seferi, qe kane pershendetur protesten.
Ushtaraket ne rezerve kerkuan me thirrje ne kor zbatimin e ligjit te kaluar ne parlament per rritjen e pensioneve. "Kryeministri i vendit ka shkelur si ligjin dhe Kushtetuten", u shpreh kreu i deges se Fierit, Xhepa, ne fjalen e tij. Ai shtoi se do te insistohet per plotesimin e kerkesave qe do te pasohet nga protesta te tjera. Ndryshe nga protesta e pare, ku moren pjese edhe deputete te zones dhe perfaqesues te opozites, dje eshte vene re mungesa e tyre dhe indiferenca e qytetareve qe kane ndjekur nga larg tubimin.
Protestuesit demonstruan edhe nje here pamundesine e tyre per te perballuar jetesen e shtrenjte, duke treguar xhepat dhe portofolat bosh, pasi ne treg jane rritur cmimet, qe nga vaji e makaronat, dhe deri te perimet e zarzavatet. Kreu i kesaj shoqate, Ruzhdi Xhepa, kerkoi qe qeveria te nderhyje me urgjence ne uljen e cmimeve. Thirrja e tyre per te mbeshtetur protesten nuk gjeti pergjigjen e disa qytetareve, qe ne ato momente po kalonin ne rruge, nderkohe qe te tjere qendruan per t'i pare. "Ne jemi te pakenaqur jo me nga mungesa e politikave konkrete per te krijuar mireqenie per te gjithe, por nga mungesa totale edhe e politikave per te siguruar mbijetesen dhe buken e perditshme", tha Xhepa.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›