E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjesit sociale festojne diten e tyre

Per here te pare, punonjesit sociale kane festuar diten e tyre ne Shqiperi. Ministri i Punes, Kosta Barka dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kane pershendetur rreth 1500 punonjesit sociale, qe gjenden ne Shqiperi, duke vleresuar kontributin e tyre, sidomos ne raste emergjencash. Ministrja e Integrimit ka kujtuar se rastesisht i eshte futur ketij profesioni dhe se i perket brezit te pare te te diplomuarve ne Shkenca Sociale. Ndersa ministri Barka eshte shprehur se punonjesit sociale shqiptare u pergjigjen ne menyre te vazhdueshme problemeve me therese qe shqetesojne shoqerine tone sot, duke u perqendruar kryesisht ne fushat e kujdesit shendetesor si ato te shendetit mendor apo ceshtje te tjera, mireqenies sociale si ndihma ekonomike per varferine apo aftesine e kufizuar. Nderkaq, punonjesit sociale jane provuar si te pacmueshem ne kohe emergjencash, si p.sh., gjate krizes se refugjateve nga Kosova, duke iu pergjigjur nevojave humanitare si shperndarja e ndihmave, keshillimi dhe rivendosja e lidhjeve te thyera ose te humbura familjare, arsimimi i femijeve ne situata emergjence. Sipas perfaqesuesve te shoqates se punonjesve sociale, ekziston ende nevoja per te njohur e per te perfituar ne menyre te perhershme nga sherbimet e tyre ne fushat e arsimit apo sektori i biznesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›