E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Topi, mos firmos legalizimet

Oli Xhilaga

Partia Socialiste do te vijoje kundershtine e saj ndaj ligjit te ri per legalizimet. Apeli me i fundit erdhi dje nga kryetari i selise roze, Edi Rama, i cili kerkoi nga kreu i shtetit te mos dekretoje kete ligj. Keshtu, selia roze nepermjet fondacionit "Qemal Stafa", ka programuar nje sere takimesh per te trajtuar ceshtjet e zhvillimit te territorit ne vend. Por nisur nga rendesia, ky forum organizoi dje nje tryeze pikerisht per ceshtjet e pronesise dhe te informalitetit, ku ishin te pranishem eksperte, profesioniste te pavarur, specialiste te ketyre fushave dhe perfaqesues te shoqerise civile. Gjate fjales se tij, kryetari i PS-se, Edi Rama, referuar pikerisht temes se zgjedhur ne kete rast per debat vleresoi se "ne kete tryeze synohet te debatohet mbi nje pjese nevralgjike te programit tone te ri, qe ka te beje me pronesine dhe informalitetin. Ne kemi qene dhe jemi teresisht kunder perqasjes se kundershtareve tane politike, te cilet me kete proces, praktikisht kane minuar te ardhmen e te gjithe shqiptareve ne territorin tone te perbashket". Por ndalur ne ligjin e ri per legalizimet, kreu socialist be ri me dije se "dua ta ftoj Presidentin e Republikes, te mos e dekretoje paketen e ndryshimeve absurde me karakter thellesisht politik, me frymezim teresisht primitiv, bazuar vetem e vetem ne nevojen e ketij pushteti per te mbledhur vota, duke manipuluar te gjithe qytetaret e ketij vendi, duke manipuluar edhe vete ata qe jane banore te zonave informale dhe duke minuar ne menyren me te papergjegjshme te ardhmen tone te perbashket". Nderkohe, drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri, vuri ne dukje faktin se "mazhoranca aktuale brenda 2 vitesh ka votuar ne Parlament nje ligj qe me pas e ka ndryshuar me shume se 3 here, duke amenduar pothuajse 70% te thelbit te tij". Sipas tij, kjo tregon domosdoshmerine per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare. Ish-zv/ministri i Turizmit gjate qeverisjes socialiste, Artan Lame, nisur nga eksperienca e gjithe ketyre viteve theksoi se "ne nivelin e teknicieneve, te specialisteve te fushes, te njerezve qe jane marre gjeresisht me keto probleme, eshte krijuar bindja e patundur se problemet e zhvillimit te territorit dhe ne kete kuader ato te informalitetit dhe pronesive, nuk mund te zgjidhen te shkeputur nga njeri-tjetri, por vetem ne nje bllok te integruar". O.Xhilaga

Toro: Po abuzohet me pronat

Perfaqesuesi i Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, gjate takimit te organizuar nga Fondacioni "Qemal Stafa" deklaroi se "sipas statistikave te Bankes Boterore, nga 90000 ndertime pa leje qe ishin ndertuar deri ne vitin 2005, shifra e ndertimeve pa leje ka shkuar ne 350000 ne vitin 2007 dhe tani po kap shifren e 500000 ndertimeve pa leje.

PS: Grup pune per zgjidhjen e kaosit urbanistik

Partia Socialiste ka nisur ngritjen e grupeve te punes per hartimin e nje projekti te vecante, per t'i dhene zgjidhje kaosit urbanistik. Por, edhe pse ende nuk ka nje projekt konkret, kreu Rama beri me dije dje se "plani per urbanizimin te zonave informale, duhet t'i paraprinte legalizimit un block te cdo gjeje mbi dhe..


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›