"Presidenti", shtyhen propozimet e PS
Rozeta Rapushi
PD-PS pritet t'i japin fund sot diskutimeve per ndryshimin e Kushtetutes. Dy relatoret e Komisionit parlamentar te Ligjeve, Arenca Trashani dhe Fatmir Xhafaj, shkembyen dje vetem mendimet mbi projektin qe PD ka dorezuar per te nderhyre ne Kushtetute per kufizimin e mandatit te Kryeprokurorit, si dhe ndryshimin e zgjedhjes se Presidentit. Zyrtarisht, dje, PS i dorezoi mazhorances propozimin e saj per ndryshimet ne Kushtetute. Xhafaj i la negociatores se djathte, Trashani, sugjerimet e PS per te modifikuar ligjin themeltar te shtetit. Por negociatat do te japin rezultat diten e sotme, pasi mesohet se deputetja demokrate, Trashani kerkoi kohe per te konsultuar me grupin demokrat si dhe ekspertet e PD-se sugjerimet e PS-se mbi projektin qe mazhoranca ka dorezuar per te ndryshuar Kushtetuten. Madje me shume kohe u kerkua qe mazhoranca t'i shohe sugjerimet dhe me aleatet e djathte. E vetem sot, PD-PS do te ulen per te vene pikat mbi "i" per paketen qe do t'i kaloje per shqyrtim Komisionit te Ligjeve.
Ashtu si u vendos ne grupin socialist, PS eshte dakord me ndryshimet qe PD kerkon per te kryer ne Kushtetute per procedurat e zgjedhjes se Presidentit. Selia roze pranoi qe te nderhyhet ne procedurat e zgjedhjet se kreut te shtetit, me disa modifikime. Ajo i sugjeroi PD-se qe Presidenti te zgjidhet sipas procedures: 2 raunde me 3/5. Raundi i trete me 70+1, dhe raundi i katert ne popull. Procedure e cila sipas PS duhet te zgjate jo me gjate se 90 dite, para perfundimit te mandatit te Presidentit. Socialistet rane dakord te kufizojne dhe mandatin e Prokurorit te Pergjithshem ashtu sic e kane te gjithe kreret e institucioneve kushtetuese. Keto vendime i dorezoi dje Xhafa negociatores se PD, Trashani, per t'u pare me kujdes dhe nga PD dhe arritjen e nje konsensusi. Arritja e mirekuptimit mes paleve, erdhi pasi PD u terhoq nga nje amendament ne draftin e saj per te ndryshuar dhe nenin 93 te Kushtetutes. Selia blu kerkoi fillimisht qe t'i heqe te drejten ekskluzive te dekretit Presidentit. Me propozimin e saj, PD sugjeronte qe dekretet e Presidentit te marrin kunderfirmen e Kryeministrit apo ministrit per projektligjet. Cka e kufizon fuqine e Presidentit. Por shume shpejt, te djathtet u terhoqen nga ky propozim. Vendim qe erdhi pas kundershtimeve te ashpra qe erdhen nga forcat politike, por edhe ekspertet e juristet ne vend.