Rama: Kushtetuta, informacion per ecurine e bisedimeve PD-PS
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje ne nje takim Sekretariatin e kesaj partie. Ne mbledhjen e mesdites, kreu socialist, Rama, kerkoi nje informacion lidhur me bisedimet mes PS-PD, sa i takon paketave te propozimeve te ardhura nga te dy palet. Keshtu, sikurse dihet, Partia Demokratike pati paraqitur ne Komisionin e Ligjeve nje pakete, ku kerkoheshin disa ndryshime kushtetuese. Nderkohe qe nga ana e saj selia roze vetem dje arriti te jape nje qendrim konkret mbi kete pakete, ku edhe pse ne shumicen prej tyre bihej dakord, apo jepeshin propozime alternative, nje pjese e vogel e propozimeve te demokrateve nuk gjeten konsensusin e kampit roze. Ne kete menyre, pas hartimit te nje relacioni zyrtar nga ana e PS-se, me nje vendimmarrje ne Kryesine socialiste dhe ne Grupin parlamentar po te kesaj partie, u be dhe dorezimi i tij te pala demokrate, e cila merret me paraqitjen dhe mbrojtjen e ndryshimeve kushtetuese te propozuara nga PD. Pikerisht mbi kete moment, pra me dorezimin e relacionit te hartuar nga PS te PD, u perqendrua dhe takimi informativ mes kryetarit, Rama dhe sekretariatit. O.XH