Japonia, 120 milione USD per kanalizimet
Japonia jep 120 milione euro per realizimin e projektit te kanalizimeve te Tiranes se madhe. Projekti i shumeperfolur duket se do te filloje te marre forme dhe te vihet ne zbatim, cka do te thote se kufijte e kryeqytetit do te zgjerohen ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore. Pas marreveshjes qe eshte nenshkruar nga ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha dhe ambasadorit japonez ne Tirane, Yuji Nakamura, pritet qe te behen publike edhe punimet qe do te kryhen. Sipas te dhenave deri me sot nuk ka pasur nje projekt per permiresimin e kanalizimeve te Tiranes se madhe. Fale ketij fondi te dhuruar nga japonezet do te behet i mundur edhe nisja e ketij projekti. "Marreveshja perben nje tregues tjeter te vullnetit te mire te qeverise japoneze per te asistuar vendin tone dhe per te thelluar bashkepunimin dypalesh. Ajo eshte vijim i vizites se suksesshme te Kryeministrit Sali Berisha ne Japoni, ne shkurt te ketij viti, per nxitjen e interesit te investitoreve japoneze ne vendin tone", ka theksuar gjate fjales se tij ministri Basha