Pushimet e fundit të Inisit me Selimin dhe 2 vajzat e tij

Inisi dhe Arjani, gjatë pushimve kur ku i fundit sapo kishte dalë nga burgu
Selimi mblodhi njerëzit e tij më të dashur për tu çmallur pas një ndarjeje disavjeçare.
Në fillimjavë, lajmi i vrasjes së Arjan Selimit nuk la indiferent askënd dhe një nga arsyet që ky lajm i kronikës së zezë mori më shumë vemendje se disa të ngjashme me të, është lidhja me artisten e njohur Inis Gjoni, e cila momentalisht është rreth gjashtë muaj shtatzënë. Ne kemi vendosur që tju rrëfejmë diçka më shumë për jetën private të Arjanit, duke filluar nga fëmijëria e tij.
Në vitin 1986, një histori tronditëse prishi qetësinë e shtirur të Shkodrës. Ky vend kishte dëgjuar e parë disa arratisje të bujshme, por kësaj radhe ishte ndryshe. Minella Andoni, asokohe rreth të tridhjetave dhe me punë oficer, vendos që së bashku me të vëllain, bashkëshortet dhe fëmijët përkatës, të çajnë kufirin e Hanit të Hotit për ti dhënë fund njëherë e mirë jetës në diktaturë, një jete të mjerë e plot privime. Andoni (Arjani), asokohe 15 vjeç, mund të konsiderohej si një nga adoleshentët me fat të një vendi diktatorial, për të cilin prindërit kishin projektuar një jetë më të mirë se bashkëmoshatarët e tij. U larguan drejt tokës së premtuar, SHBA, aty ku shqiptarët nuk guxonin të shkonin as me ëndrrat e tyre. Por, me sa duket, e gjithë kjo nuk mjaftoi. Për Arjanin, tashmë të rritur, mbase toka e premtuar mund të ishte pikërisht Shqipëria. Por, para se të të kthehej në vendin e tij, diçka e rëndësishme kishte ndodhur në jetën e tij private…
Në një moshë shumë të re ai njihet me Jessica Stone, amerikane me profesion stiliste, nga lidhja me të cilën ka një vajzë rreth të 19-ave, Chloe Andoni, e cila ka jetuar gjithmonë në ShBA. Lidhja me Jesicen merr fund duke mbetur si një kujtim rinie, por e destinuar për të mos u harruar, falë vajzës që kishin sjellë në jetë.

Inisi me Arjanin gjatë pushimeve
Pas kthimit në Shqipëri, Arjani njihet me Gerta Avramin, ish miss, me të cilën jeton disa vite dhe bën një vajzë, Isabela Andoni, sot rreth të 12-ave. Edhe kjo lidhje merr fund pak kohë pasi lindi vajza e tyre.
Njohja me artisten e njohur Inis Gjoni shënon në jetën private të Arjanit femrën e tretë të rëndësishme në jetën e tij, e cila mund të ishte pikërisht ajo e vërteta. Dy të rinjtë fillojnë të frekuentohen diku rreth vitit 2002, për tu shkëputur vetëm fizikisht në vitin 2005, kur Arjani futet në burg. Izolimi i Arjan Selimit bën që ai të shkëputet nga e kaluara, e tashmja dhe të krijojë shumë dilema edhe për të ardhmen, për të cilën që nga e hëna nuk ka mbetur asnjë mister. Lidhja virtuale me Inisin vijon të jetë e fortë dhe ata i betohen njëri-tjetrit se do të presin që të dy momentin kur të jenë përsëri bashkë fizikisht. Në pranverën e

Unaza surpize: Kjo është unaza që Arjan Selimi i dhuroi të dashurës së tij gjatë pushimeve të këtij viti me të, dy vajzat e tij, dy motrat dhe mbesat e Inisit.
këtij viti, Arjan Selimi lirohet nga burgu dhe këtë liri vendos ta shfrytëzojë në maksimum për të rikuperuar kohën e humbur jo vetëm pranë Inisit, por edhe pranë të gjithë njerëzve të tij të dashur, sidomos vajzave të tij, me të cilat kishte vite pa u takuar.
Pushimet në Vlorë
Pushimet pranverore, këtë vit, Selimi i ka bërë bashkë me Inisin, që tashmë mban në bark vajzën e tij, me motrat e saj dhe fëmijët e motrës së madhe, vajzat e tij dhe disa miq. Chloe, 18-vjeçare, e cila vjen nga Amerika vetëm për të ndenjur me të atin, e takon atë mbas 13 vitesh. Pas shumë kohësh, takon edhe Isabelën e vogël, megjithëse ajo jeton në Tiranë. Kështu pra duket se të gjithë kanë gjetur formulën magjike për tu ndier të lumtur së bashku. Kjo sepse diçka i bashkon, një burrë që ata e duan shumë dhe që me siguri në shpirtin e tyre do të jetojë përgjithmonë.
Për shkak të gjendjes shëndetësore: Vrasja e Arjan Selimit, shtyhet dëshmia e Inisit
Për shkak të situatës delikate shëndetësore që po kalon regjisorja Inis Gjoni, pas vrasjes së partnerit të saj, Arjan Selimi, grupi hetimor ende nuk ka marrë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen. Burime nga Policia thanë se për shkak të shtatzënisë së saj, hetuesit nuk kanë këmbëngulur për ta marrë në pyetje regjisoren, duke rënë dakord që në një moment të përshtatshëm ajo të dëshmojë me iniciativën e saj. Duke mos dashur të vështirësojnë më shumë pozicionin e saj, pasi edhe mjekët kanë kërkuar që edhe për disa ditë ajo nuk duhet të përjetojë emocione të forta, është parë e arsyeshme që deklarimet të merren kur të kërkojë vetë Inis Gjoni. Ajo pritej të pyetej ditën e djeshme, por Policia e ka shtyrë këtë veprim. Policia tha se dëshmia e Gjonit mund të jetë e rëndësishme për hetimet, pasi duke qenë se ajo ishte e dashura e Arjan Selimit prej vitesh dhe së fundi bashkëjetonin dhe presin një vajzë, ajo mund të ketë dijeni për ndonjë problem të mundshëm që mund të ketë pasur partneri i saj. Sipas grupit hetimor, çifti mund të ketë biseduar rreth ndonjë shqetësimi, qoftë të mbartur nga e kaluara, apo edhe aktual, pas lirimit të tij nga burgu. Familjarët e regjisores dhe të Selimit pohuan dje se gjendja emocionale e Inisit sa vjen e përmirësohet dhe pothuajse të gjithë familjarët i kanë qëndruar pranë. Megjithatë, të gjithë kanë qenë në gatishmëri për çdo problem që ajo mund të kalonte. Madje, edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Arjan Selimit, mëngjesin e dy ditëve më parë, kortezhit mortor i ishte bashkëngjitur edhe një ambulancë, në rast se Inisi apo ndonjë tjetër familjar i afërm i Selimit do të shfaqte probleme shëndetësore.
Lidhja Gjoni-Selimi nga 2002
Prezantuesja, balerina dhe regjisorja Inis Gjoni është njohur me Arjan Selimin (Armand Andoni) në vitin 2002. Prej asaj kohe, vajza e njohur për aktivitetin e saj artistik ka qenë partnerja e Arjan Selimit, deri në vitin 2004. Më 23 qershor të atij viti, Armand Andoni u arrestua dhe u mbajt në burg deri në maj 2010, por edhe gjatë kësaj kohe lidhja e Inis Gjonit me partnerin e saj vazhdoi. Pas daljes nga burgu të Arjan Selimit në maj 2010, ata zhvilluan një ceremoni familjare dhe zyrtarizuan bashkëjetesën. Së fundi, Inis Gjoni ishte shtatzënë 6-muajshe, ndërsa me partnerin e saj priste një fëmijë.
Dëshmia për trafikun e drogës
Inis Gjoni ndodhej në një tavolinë së bashku me Arjan Selimin dhe dy miq të tij mbrëmjen e 23 qershorit 2004, kur u arrestua nga Policia shqiptare, me akuzën e trafikut të drogës. Pas këtij fakti, por edhe nisur nga tabulatet e shumta që tregonin lidhjen e Inis Gjonit me Armando Andonin, Prokuroria dhe Policia vendosën ta marrin në pyetje show-girl-in në lidhje me aktivitetet e të dashurit të saj. Në dëshminë e vet, Inis Gjoni ka mohuar që Arjan Selimi apo personat me të cilët ai shoqërohej, të merreshin me aktivitete të paligjshme apo me trafik droge. Gjoni ka dh