E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, fluks emigrantësh në portin e Durrësit

Prej disa ditesh ne portin e Durresit ka filluar fluksi i kthimit te emigranteve per pushimet. Vetëm sot ne portin e Durresit kane mberritur 5 tragete, te cilet kane sjelle 5000 pasagjerë dhe rreth 1100 autovetura. Tragetet “Flaminia”, “Rigel”, “Arberia”, “Venezia” dhe “Ionis” jane ankoruar njeri pas tjetrit nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.

Emigrantet jane shprehur të kënaqur me kushtet dhe perpunimin ne nje kohe te shpejte te pasagjereve dhe mjeteve.

Drejtoria e deges se doganes, autoriteti portual dhe policia kufitare kane marre masa per shtimin e sporteleve per perpunimin e mjeteve ne sheshin e terminalit të pasagjereve si dhe sportelet brenda terminalit te perkohshem.

Ne ditet e para te fluksit numri i pasagjereve qe zbresin cdo dite ne portin e Durresit shkon nga 2000-5000 vete, por fluksi pritet te rritet ndjeshem ne ditet e fundit te muajit korrik dhe ditet e para te muajit gusht.

Aleks Kalemasi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›