E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimi i Galliano bie ne sy mungesa e stilistit te Dior

Mungesa e ish-dizenjatorit të saj, Xhon Galliano është ndjerë mjaft në pasarelën e parë të shtëpisë Dior, pas largimit të tij. Muzika e lartë dhe ngjyrat bazike nuk mjaftuan të shmangin vëmendjen e botës së modës nga mungesa e Gallianos.

Dizenjatori britanik që u pushua nga puna nga shtëpia franceze e modës, Dior për shkak të disa deklaratave anti-Semite në drejtim të një cifti në një bar të Parisit, njihej për idetë e forta dhe temat unifikuese.

Dior ende nuk ka përzgjedhur pasardhësin e Galianos, dhe pasarela e parë është mbushur nga bashkëpunëtori i tij i vjetër, Bill Gejten, që paraqiti pesë koleksione brenda një nate të vetme. Pavarësisht përpjekjeve, ata që vërtet dinë për modën, thanë se temat e koleksioneve ishin pa lidhje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›