E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama nuk kupton as shqip

Per te keqen e PS-se te Shqiperise dhe te shqiptareve drejtimi i partise me te madhe te opozites prej rreth 5 vitesh eshte kapur dhe mbahet nga nje lider qe ka treguar se nuk do tia dije as per interesat njerezore te qytetareve shqiptare perfshire edhe te atyre qe ai i tufezon ne popull opozitar as per ata mbarekombetare dhe as per verejtjet dhe keshillat dashamirese te miqve nderkombetare. Per keto arsye te cilave mund tu shtohen te tjera me te hershme apo te fresketa komentin e dt. 13 shkurt e kisha titulluar Edi Rama nuk kupton anglisht. Por gjate mitingut te PD-se me 20 shkurt me rastin e 20-vjetorit te rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha nje miting te pakten per nga organizimi dhe masiviteti tradicional per kete parti mu perforcua bindja duke e shprehur ne menyre figurative se Edi Rama nuk kupton dhe ndien as shqip. Themi figurative sepse de facto lideri i PS-se e kupton lexon shkruan dhe e flet shume mire gjuhen shqipe dhe ka shume gjasa qe gjate viteve te para te shkollimit te kete qene nxenes i mire ne kete lende.

Pa u kthyer shume ne kohe ne arkivin e viteve te para te kryetarllekut te Edi Rames ne PS mjaftojne edhe faktet e periudhes se paszgjedhjeve te 28 qershorit 2009 per ta mbeshtetur bindjen se ai nuk kupton dhe ndien shqip me zemer dhe shqiptari. Nese do te kuptonte me zemer shqip ai nuk do tu bente Shqiperise kombit dhe vete PS-se te keqijat apo gjemat qe tashme dihen ndihen dhe do te paguhen gjate e shtrenjte. Keshtu Edi Rama e ka diskretituar dhe penalizuar PS-ne dhe te gjithe opoziten duke i terhequr pas vetes per tiu kundervene vleresimit te OSBE/ODIHR-it si dhe te BE-se e te SHBA-se per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 liberalizimit te vizave miratimit qysh me 2010 te statusit te vendit kandidat per ne BE bumit turistik me 2010 dhe futjes se Shqiperise ne 10 vendet me te rekomanduara per turizem ne vitin 2011 etj. etj.

Nese Edi Rama do te kuptonte dhe ndiente me zemer shqip duhej ta shtynte per 2 ore apo nje dite me vone viziten ne Lezhe ne familjen e viktimes se katert te demonstrates se tij te 21 janarit e te merrte nje helikopter per te fluturuar mbi sheshin Nene Tereza gjate mitingut me rastin e 20-vjetorit te rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha qe ka vrare mijera shqiptare. Nuk duhej te kishte frike se do tia merrnin per provokim dhe do ta qellonte ndonjeri nga pjesemarresit ne kete miting me gure drure cadra ashtu sic bene kunder forcave te Policise dhe Gardes se Shtetit 200-300 mercenaret e tij te paguar me 200-300 dollare apo me doza droge me 21 janar. Kjo do ta ndihmonte per te pare me syte e tij se sa mbeshtetje te gjere ka mazhoranca qeveria e saj dhe vete Kryeministri Berisha ne popullin pozitar. Gjithashtu kjo do ta ndihmonte ate personalisht dhe PS-ne per te pare me syte e veta raportin e forcave dhe te mbeshtetjes reale per qendrimet dhe veprimet e tyre per mosnjohjen e zgjedhjeve te 29 qershorit 2009 dhe te qeverise se dale prej tyre si dhe per deklaratat dhe keshillat e miqve amerikane e evropianoperendimore.

Nese cuditerisht dhe jashte tradites se PPSH-se e te PS-se per ti shumezuar me 10 shifrat e tyre dhe pjesetuar po me 10 shifrat e kundershtareve do te ishte objektiv ai mund te pranonte te pakten ne vetvete pra pa e shprehur burrerisht dhe publikisht se populli pozitar qe ishte mbledhur rreth Berishes ishte disafish me shume se populli opozitar i mbledhur rreth tij me 21 janar me 28 janar dhe me 18 shkurt marre se bashku.

Po te ishte ne Tirane dhe po ta ndiqte edhe vetem nga ekranet e televizoreve mitingun e mazhorances qeverisese Edi Rama do te merrte ne shqip edhe mesazhe te tjera nga populli pozitar. Keshtu ai do te merrte ne shqipe te paster mesazhin se shumica e shqiptareve ashtu si shumica e nderkombetareve jane per respektimin deri ne fundin e mandatit ligjor te qeverise dhe te institucioneve te tjera te ligjshme te dala nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Gjithashtu do te merrte edhe mesazhin se shumica e shqiptareve jane per vazhdimesine e procesit te integrimit te plote ne BE per ruajtjen dhe forcimin e aleances me SHBA-ne dhe NATO-n dhe shuarjen nje here e pergjithmone te nostalgjise per diktatorin Enver Hoxha dhe socializmin e tij per skenaret e mbajtjes se Shqiperise sa me gjate apo pergjithmone larg BE-se me nje imazh te frikshem edhe per vete shqiptaret.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›