Guximi per te sulmuar qiejt
Kontrata e re e ujit e prezantuar pak dite me pare e njejesuar per te 56 operatoret ndermarrjet publike qe veprojne si shoqeri aksionere qe furnizojne te 3.3 milione shqiptaret e Shqiperise me ujin e pijshem e mbron realisht konsumatorin. Jane mbi 1000 konsumatore ne dite qe mashtrohen ose keqtrajtohen ne blerjet e tyre te perditshme nga tregtaret dhe furnizuesit e sherbimeve ne tregjet shqiptare. Nga keta nje ne nje mije ankohet apo e sjell ankesen e tij ne vemendje te mediave apo organeve pergjegjese shteterore. Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes METE po punon intensivisht dhe realisht per te mbrojtur konsumatorin shqiptar. Dhe jo vetem me kontrata me nene te qarta ne ndihme te tij. Ne kete dikaster ka nje komision apostafat per mbrojtjen e konsumatorit i cili ne me pak se gjashte muaj nga koha e ardhjes se nje drejtuesi energjik te tij ka shqyrtuar me qindra raste dhe ka marre me dhjetera vendime ne mbrojtje te konsumatorit. Ka gjobitur kompanine e vetme te telefonise fikse ne vend sepse nuk ia ka sjelle faturen ne shtepi konsumatorit ose ia ka derguar faturen te padetajuar. Po shqyrton te gjitha ankesat qe i vijne nga qytetaret per kompanine e vetme shperndarese te energjise elektrike. Ka gjobitur nje banke tregtare te vendit pse nje qytetar i ishte drejtuar Komisionit me ankesen se kjo banke ia ka ndryshuar normen e interesit per huane qe paguan jashte kushtit te kontrates dhe ankesa rezultoi e drejte. Ka gjobitur nje kompani celularesh sepse shperndan informacion ne gjuhe te huaj nderkohe qe me ligj duhet te te informoje ne gjuhen shqipe. Pra ka gjobitur nje nga operatoret e telefonise se levizshme ne Shqiperi perballe te cilit shume punonjes burokrate te shtetit stepen. Abuzimet ndaj konsumatoreve jane fusha me pak e njohur nga strukturat tona shteterore. Ato shpesh marrin permasa te perbindshme per nga sasia e parave dhe demet e tjera materiale qe qytetaret e thjeshte pesojne. Konsumatori i thjeshte peson edhe shume dem moral keqtrajtim e perbuzje nga tregtaret. Mbrojtja e tij e kerkuar me ngulm qe te ngrihet ne sistem nga ana e Komisionit Evropian po konsolidohet edhe tek ne. Kjo eshte nje prove qe shteti po funksionon dhe strukturat mbrojtese te 3.3 milione shqiptareve-konsumatore po behen gradualisht pergjegjese. Ato po kuptojne fuqine qe u jep nje ligj modern per mbrojtjen e 3 milione konsumatoreve ligji i 17 prillit te vitit 2008. Ne ndihme te tyre vjen dhe nje program i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim PNUD ne Shqiperi i perkushtuar ne permiresimin e qeverisjes ekonomike. Programi po trajnon dhe njekohesisht sensibilizon gazetaret ne te gjithe vendin me permbajtjen e ligjit per Mbrojtjen e Konsumatorit nje ligj i miratuar dy vjet me pare por qe shume pak vete e dine ne Shqiperi dhe aq me pak struktura e zbatojne. Per mbrojtjen e konsumatoreve shqiptare METE do te hape zyra te posacme ne qarqe te ndryshme te vendit. Keto zyra do te sherbejne si pika te mbledhjes se informacionit dhe ankesave te qytetareve per ti kanalizuar pastaj ne Komisionin qendror ne Tirane nga ku do te merren vendime per te pushuar praktiken abuzive. Po planifikohet ngritja e qendrave te keshillimit te konsumatoreve ne te gjitha qarqet e Shqiperise ne bashkepunim edhe me shoqatat e konsumatoreve te cilat do te jene ato qe do te hapin qendrat por do te kene mbeshtetjen e plote te qeverise. Keto qendra do te sigurojne te gjitha ankesat e konsumatoreve te cilat me pas do tu kalojne strukturave perkatese per mbrojtjen e konsumatorit per trajtim. Me ndihmen e projektit te PNUD METE do te kete dhe nje website faqe ne internet ku cdo shqiptar qe e ndjen veten te mashtruar nga nje tregtar mund te paraqese online ankesen e tij dhe mund te ndjeke brenda nje kohe te shkurter te arsyeshme si ka vijuar ankesa dhe kerkesa e tij per drejtesi. Strukturat perkatese shteterore e dine se kjo eshte pjese e strategjise se qeverise per mbrojtjen e konsumatoreve. Zyrat do te kene rol ankues dhe keshellimues per hapat ligjore qe duhet te ndjeke cdo konsumator per ankesat e tij. Zyrat mund te kene edhe fuqi ndermjetesuese duke kontaktuar tregtarin apo furnizuesin e konsumatorit dhe duke ndikuar qe ankesa te zgjidhet pa kaluar ne rruge gjyqesore. Nderkohe METE po mendon te amendoje ligjin per mbrojtjen e konsumatorit duke vendosur gjoba me shtrenguese e parandaluese. Keto masa mund te shkojne nga gjobe nga Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit deri ne urdher per terheqjen e nje produkti te caktuar nga tregu. Kjo perben vertet guxim per te sulmuar kompanite qe zoterojne edhe media te ndryshme qe qarkullojne qindra miliona euro. Dhe e gjitha ne emer te mbrojtjes se konsumatorit. Praktikisht perben guxim per te sulmuar qiejt.