E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet marreveshja kunder krimit me Serbine PS abstenon

Miratohet ne Komisionin e Sigurise Marreveshja e Bashkepunimit mes Shqiperise e Serbise per bashkepunim ne luften kunder krimit te organizuar narkotikeve e terrorizmit. Por deputetet e opozites abstenuan per kete marreveshje duke kerkuar shpjegime shtese mbi permbajtjen e saj. Ndersa deputetet e PD-se kane argumentuar se kjo eshte nje marreveshje standarde e cila eshte bere me shume vende te rajonit dhe botes. Opozita ka kerkuar nga qeveria shpjegime sesi do te procedoje ne rastet kur informacioni konsiderohet i klasifikuar ose sekret. Cilat jane specifikat kemi pyetur nese eshte marre parasysh fakti qe Shqiperia menaxhon si vend anetar i NATO-s nje informacion te klasifikuar prandaj si veprohet me te tha Gjoni. Ndersa perfaqesuesja e Ministrise se Brendshme ne komision tha se Shqiperia mund te terhiqet nga nje informacion nese e konsideron sekret. Problemi qe ne aktualisht hasim eshte kontrabandimi i emigranteve permes Kosoves Serbise Sllovenise. Gjithashtu edhe per lendet e narkotikeve. Ndaj ky ishte nje detyrim ne kete drejtim tha zonja Trimi nga Ministria e Brendshme. Ndersa deputeti i PD-se Gazment Oketa i cilesoi ankesat e opozites si jo korrekte pasi sipas tij ne 2004 kur ishin ne pushtet e kane miratuar nje marreveshje te tille ndersa tani ne opozite e kundershtojne ate. Kjo marreveshje do ti kaloje per votim Kuvendit. Debati

Ilir Gjoni Cilat jane specifikat kemi pyetur nese eshte marre parasysh fakti qe Shqiperia menaxhon si vend anetar i NATO-s nje informacion te klasifikuar prandaj si veprohet me te. Kjo eshte nje marreveshje qe qendron prej nje kohe te gjate ne sirtare. Cilat ishin kushtet qe ndryshuan qe ju bene ta miratonit ate Dhe cilat ishin propozimet e pales serbe
Leonard Demi Perfaqesuesja e ministrise sapo tha qe ne kerkojme te shtojme perpjekjet ne lufte kunder krimit te organizuar.
Ministria e Brendshme Do doja te sillja ne vemendje nenin 7 te marreveshjes e cila percakton se ne rast se nje pale gjykon se informacioni qe mund te jape mund te cenoje interesat e saj atehere ajo mund te terhiqet nga detyrimi per tia paraqitur ate pales tjeter. Pra ne kemi te drejten qe te mos e japim ate informacion i cili gjykojme se cenon interesat tona.
Ilir Gjoni Cilat jane kerkesat qe ka parashtruar pala serbe dhe qe ju i keni marre parasysh
Leonard Demi Kjo eshte nje marreveshje kuader dhe nuk mendoj se ketu ka ndonje qellim te vecante qe ndryshon nga vendet e tjera. Nenet e marreveshjes nuk cenojne sigurine kombetare. Ne baze te nenit 7 ne mund te mos japim informacionin qe ne mendojme se cenon sigurine apo informacionet e NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›